Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Në këtë post u emërua Edi Gusia me propozim të komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, shkruan Ekonomia Online.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Komisioni pas përfundimit të procedurave, në pajtim më Ligjin për Zyrtarët Publikë i ka propozuar Qeverisë dy kandidatë: Zonjën Edi Gusia me 94.8 pikë dhe zotëri Vehbi Mujkun me 82.8 pikë.
“Andaj duke pas parasysh arsyetimin e përmendur, propozoj që zonja Edi Gusia të emërohet në pozitën e drejtores ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, tha Kurti. /Katror.info
Përgatiti:
