katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Javë e re, mot i ri: Vala e të nxehtit zëvendësohet me reshje dhe freski
    7 hours ago
    Danimarka nën kryesimin e BE-së, prioritet shtetet e Ballkanit
    49 minutes ago
    Ekspozita për Ozzy Osbourne hapet në Birmingham
    22 hours ago
    MPB ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura
    22 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sot nis Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
    7 hours ago
    Revolucioni gjenetik që kthen dëgjimin: Fillimi i fundit të shurdhësisë?
    2 days ago
    Shkencëtarët zbulojnë një aleat të klimës në Inteligjencën Artificiale
    19 hours ago
    Proda: Bashkëpunimi me Kosovën, model suksesi në rajon
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CrossRoads Festival: 3 ditë art, kulturë dhe aventurë në zemër të Hanit të Elezit
    7 hours ago
    Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës
    8 hours ago
    EtnoFest 2025: 10 ditë festë kulturore në Kukaj
    19 hours ago
    Elon Musk formon parti
    22 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    22 hours ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A është mirë për shëndetin të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen!
    22 hours ago
    Disa arsye të forta pse duhet të hani shalqi çdo ditë!
    2 days ago
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    7 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kurorën si rajoni më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025 e mban…
    2 days ago
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    1 week ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    2 weeks ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ndikimi i prirjeve politike tek blerësit e makinave Tesla
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Ndikimi i prirjeve politike tek blerësit e makinave Tesla

Last updated: 03/03/2025 9:41 PM
63 Shikime
Shpërndaje
FOTO: AP

NJU JORK – Kompania e prodhimit të makinave Tesla, e drejtuar nga Elon Musk, duhet të raportojë çdo vit për investitorët rreth zhvillimeve që mund të ndikojnë negativisht tek kompania si p.sh. paditë e kushtueshme për bateritë që kanë marrë zjarr, apo mundësia e ndonjë pandemie tjetër.

Në raportin e fundit të kompanisë nuk përmendet përfshirja e plotë e zotit Musk në politikën e krahut të djathtë, që sipas disa ekspertëve ka dekurajuar disa klientë të mundshëm që kanë pikëpamje të ndryshme, shkruan Zëri i Amerikës.

“Është ABC-ja e marketingut: Mos u përfshi në politikë”, thotë konsulenti nga Nju Jorku, Robert Passikoff. “Njerëzit nuk do të vazhdojnë të blejnë prodhimet e tua”.

Mundesh me e lexu edhe…

Javë e re, mot i ri: Vala e të nxehtit zëvendësohet me reshje dhe freski

Për këtë mund të jetë tashmë tepër vonë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shitjet e kompanisë Tesla ranë me 45% në Evropë gjatë muajit janar, sipas të dhënave të firmës kërkimore Jato Dynamics, ndërkohë që shitjet e makinave elektrike në përgjithësi janë rritur. Rënia në Evropë, pason raportimet për rënie të shitjeve edhe në Kaliforni, tregu më i madh i kompanisë në Shtetet e Bashkuara, si dhe pas rënies së parë vjetore në rang global vitin e kaluar.

“As nuk dua t’i jap asaj”, thotë pronari i makinës Tesla ‘Model 3’, John Parnell, demokrat nga Kalifornia. Ai shton se ka anuluar porosinë që pati bërë për kamionin e ri ‘Cybertruck’, duke humbur edhe depozitën që pati bërë. “Ai po e shkatërron markën me politikat e tij”.

Analistët e industrisë së automobilëve mendojnë se është tepër herët për të thënë se sa po ndikon zoti Musk tek ecuria e kompanisë Tesla, pasi ka edhe shumë faktorë të tjerë që mund të shpjegojnë vështirësitë e tanishme. Makina më e suksesshme në treg, ‘Model Y’, pritet të dalë me një model të ri këtë vit dhe për pasojë, shumë klientët mund të presin dhe mos blejnë modelin është aktualisht në treg. Gjithashtu, kompanitë evropiane dhe kineze të prodhimit të automjeteve janë duke iu afruar nivelit teknologjik të kompanisë Tesla, që udhëheq tregun botëror, duke ofruar makina me bateri me kapacitet më të lartë dhe me cilësi në rritje.

Por në këto kushte, komentet politike të zotit Musk tingëllojnë edhe më të pakujdesshme, thonë analistët e industrisë së automjeteve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Musk-u mendon se mund të thotë çdo gjë që dëshiron dhe nuk mendon se Tesla do të vuajë ndonjë pasojë”, thotë Seth Goldstein, analist në Morningstar. “Tesla ishte në pozicion në avantazh. Tashmë ka konkurencë”.

FOTO: AP

Shifrat për shitjet ishin në veçanti të dobëta në Gjermani dhe Francë gjatë muajit janar, me një rënie me 60%, që është më poshtë se mesatarja e rënies në mbi dymbëdhjetë vende evropiane. Gjatë muajit shkurt, shitjet në Francë ranë me 26% më shumë.

Më shqetësuese janë shifrat për modele të caktuara të Teslës. Shitjet e ‘Modelit 3’ ranë me 33% në të gjitha vendet evropiane, megjithëse për këtë tip makine nuk pritet të dalë një model i ri dhe blerësit nuk kanë ndonjë arsye për të pritur.

Shumë nga klientët e kompanisë Tesla ishin profesionistë në gjendje të mirë financiare dhe me ndjeshmëri mjedisore, shpesh liberalë, që tërhiqeshin nga deklaratat e zotit Musk se si makinat e tij elektrike mund ta shpëtonin planetin nga shkatërrimi për shkak të përdorimit të karburanteve fosile.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Situata nuk është më e tillë.

“Mua më adhuronte e majta”, tha zoti Musk gjatë një interviste me Tucker Carlson-in më 18 shkurt, ndërsa aksionet e kompanisë së tij ishin duke pësuar një rënie prej 30%. “Nuk është më kështu këto ditë”.

Vendimi i tij për të kontribuar me 270 milionë dollarë për fushatën elektorale të Presidentit Donald Trump dhe për t’i dhënë atij mbështetje publike përbënte risk të mjaftueshëm për biznesin e tij. Ai e vazhdoi këtë më tej, duke ndjekur një strategji të ashpër si drejtues i ekipit të Presidentit Trump për efikasitetin e qeverisë, si dhe duke e shtrirë më gjerë retorikën e tij në planin ndërkombëtar.

Ai mbështetet nga një parti gjermane e së djathtës së skajshme, me qëndrime pro-ruse dhe anti-myslimane, e cila e ka quajtur kryeministrin britanik një “tiran të lig” që drejton një “shtet policor” dhe e cila deklaroi rishtazi për vendin fqinj të Shteteve të Bashkuara dhe tregun më të madh për kompaninë Tesla, se “Kanadaja nuk është një vend i vërtetë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Reagimet kanë qenë të ashpra.

Në panairet e Teslës në Shtetet e Bashkuara ka patur protestues, makinat Tesla janë dëmtuar dhe mbi makinat janë shfaqur etiketa me mbishkrime kundër zotit Musk.

FOTO: AP

Një imazh i tij u var në Milano dhe një tjetër pamje e tij ndërsa ai shtrinte krahun u projektua mbi fabrikën e Teslës në Berlin. Një poster i tij në një stacion autobuzi në Londër qarkulloi gjerësisht në mediat sociale. Një ministër i qeverisë polake bëri thirrje për bojkot ndaj Teslës.

“Nuk do të blej më ndonjëherë (makinë) Tesla”, tha 50-vjeçari Jens Fischer, që punon si tregtar mikroskopësh në Witten, të Gjermanisë. Ai mendon se zoti Musk po “destabilizon demokracinë” dhe ka ngjitur tek makina e tij një etiketë me shprehje kundër zotit Musk. “Do ta shes nëse marr një ofertë të mirë”, thotë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Investitori në kompaninë Tesla, Ross Gerber, thotë se zoti Musk arriti disi të shoqërojë produktin më të mirë në botë, me strategjinë më të keqe të marketingut.

“Njerëzit duan të blejnë gjëra që i bëjnë të ndjehen mirë; nuk dëshirojnë të përfshihet politika”, thotë zoti Gerber, menaxher i një portofoli investimesh që përfshin edhe aksione të Teslas me vlerë rreth 60 milionë dollarë. “Është edhe më keq kur ke çështje përçarëse, qoftë nëse ka të bëjë me shkarkimin e shkencëtarëve për klimën, apo heqjen e ndihmave për fëmijët që vdesin urie në Afrikë”.

Bojkotet tentojnë të fashiten gradualisht dhe analisti Goldstein thotë se blerja e një makine është një vendim shumë i madh dhe me kosto tepër të lartë për ta shndërruar me sukses në një objektiv të bojkotit.

Një pronar i një makine Tesla, londinezi Harry Chathli, nuk ndikohet nga reagimet dhe thotë se nuk ka ndërmend ta heqë Teslën e tij të modelit S. Ai e lavdëron zotin Musk, duke e quajtur një vizionar për transformimin “e mënyrës se si mendojmë për transportin dhe të ardhmen e planetit tonë”.

Por, nëse aksionet e Teslës mund të shërbenin si një tregues për përkeqësim të shanseve të kompanisë, nuk po ndihmon as pozicioni i zotit Musk në administratën e Presidentit Trump. Deri të premten, aksionet e kompanisë kishin rënë me 37% që nga Dita e Inaugurimit – një humbje prej 550 miliardë dollarësh për investitorët. /Zëri i Amerikës

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Mos e mbuloni karrocën e foshnjës në ditë të nxehta si këto, ja pse
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Arritje në arsim, kulturë, inovacion – 5 lajmet e mira për këtë javë – #Edicioni 21
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Jennifer Aniston në serialin e ri “I’m Glad My Mom Died” nga Apple TV+?
TAGGED:elon muskinidustria e automobilëveinvestitorëtJohn ParnellKompanialajmeRobert PassikoffTesla

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kieran Culkin pas fitores i kujton gruas premtimin për katër fëmijë, nëse ai merr Oscar
Artikulli i ardhshëm Përpjekjet e Hollivudit për të ruajtur statusin e kryeqytetit botëror të filmit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Javë e re, mot i ri: Vala e të nxehtit zëvendësohet me reshje dhe freski

5 Shikime
Lajme

Danimarka nën kryesimin e BE-së, prioritet shtetet e Ballkanit

12 Shikime
Lajme

Ekspozita për Ozzy Osbourne hapet në Birmingham

24 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?