Kryeministri Albin Kurti, ministrja Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë vendosur gurthemelin e një çerdheje të re në Gjilan.
Projekti, me një vlerë prej rreth 855 mijë euro, do të ketë kapacitet për 80 fëmijë dhe do të përfundojë pas 12 muajsh.
Kryeministri Kurti tha se ky është një lajm i mirë për fëmijët, prindërit dhe qytetin e Gjilanit, duke shtuar se, “kur e kemi marrë pushtetin, nuk kemi gjetur asnjë çerdhe të financuar nga MASHTI në Gjilan.” Ai theksoi se ky projekt përfaqëson një përpjekje për të ofruar kujdes dhe mundësi më të mira për fëmijët në kuadër të qeverisjes së re.
Po ashtu, ministrja Nagavci dhe kryetari Hyseni falënderuan qytetarët dhe aktivistët për mbështetje, duke e cilësuar këtë projekt si një hap të rëndësishëm për zhvillimin social dhe edukativ të komunitetit./Katror.info