Filmi “The River” (në gjuhën greke “To Potami”) është komedia romantike debutuese e regjizorit Haris Raftogiannis. Sonte, më 10 mars 2025, do të shfaqet premiea në Athinë, në kinema Astor.
Ky film shënon gjithashtu bashkëpunimin e parë kinematografik mes Greqisë dhe Kosovës. Aktorja e njohur kosovare Ilire Vinca luan rolin e nënës së protagonistes, ndërsa Eshref Durmishi është producent.
Sipas përshkrimit në IMDb, ngjarja e filmit fokusohet te një aksident automobilistik që afron dy individë, duke i sjellë ata më afër njëri-tjetrit dhe duke i bërë ata të kuptojnë se dashuria kërkon më shumë se sa duket në fillim.
Në një postim në Instagram, filmi përshkruhet si një debutim imagjinativ i Raftogiannis, i cili sjell një histori të veçantë dashurie dhe vetëpërceptimi.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë projekt thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në industrinë e filmit dhe rritjen e dukshmërisë së kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare. /Katror.info
Përgatiti:
