Viti ka nisur mbarë për sportin në Kosovë, me shumë energji dhe optimizëm. Së fundmi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar një takim me karateistët kosovarë që kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në kompeticionet ndërkombëtare.
Karateistët tanë kanë fituar tri medalje në Kampionatin Evropian të Karatesë dhe shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik për Seniorë dhe Veteranë, duke sjellë krenari të madhe për vendin, transmeton Katror.info.
”Plot energji e pozitivitet ishte sot takimi me karateistët që i sollën vendit 3 medalje nga Kampionati Evropian i Karatesë dhe 7 medalje nga Kampionati Ballkanik për Seniorë dhe Veteran”, thuhet në njotimin e Ministrisë së Kulturës.
Ky sukses tregon angazhimin dhe përkushtimin e sportistëve tanë, të cilët po e çojnë emrin e Kosovës përpara në arenën ndërkombëtare.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shprehu mirënjohje për arritjet e tyre dhe vlerësoi talentin dhe vullnetin e të rinjve kosovarë që janë gjithmonë në hap me botën. /Katror.info
Përgatiti:
