Honda po zhvillon një karrige me rrota pa duar që mund të drejtohet vetëm duke e lëvizur trupin majtas dhe djathtas, si në një hoverboard.
E quajtur “UNI-ONE”, karrigia robotike ka për qëllim t’ua lejojë personave me probleme lëvizshmërie të përdorin duart e tyre për gjëra të tjera ndërsa janë në lëvizje.
Karrika përdor një sensor qëndrimi për të vlerësuar “lëvizjen e qëndrimit natyror të një personi që ecën” dhe e përdor këtë për të përcaktuar drejtimin dhe shpejtësinë në të cilën përdoruesi dëshiron të udhëtojë.
Kur një përdorues ulet në karrige, ai tërheq automatikisht rrotën e tij kryesore dhe ulet poshtë, duke nxjerrë katër këmbët mbështetëse për stabilitet.
Por, me shtypjen e një butoni, përdoruesi mund ta urdhërojë atë të ngrihet përsëri, gati të fillojë të lëvizë në drejtimin e diktuar nga pozicioni i tij.
Ky nivel më i lartë është gjithashtu më afër vijës së shikimit të një personi në këmbë, dhe ka për qëllim të lejojë përdoruesin të “komunikojë natyrshëm gjatë lëvizjes”./Katror.info