Selektori i Zvicrës, Murat Yakin ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri do të jetë titullar në ndeshjen ndaj Kamerunit të enjten.
Për Zvicrën dhe Kamerunin do të jetë ndeshja e parë në Kupën e Botës në Katar. Në grupin G janë edhe Brazili dhe Serbia.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se Xherdan Shaqiri do të luajë nga minuta e parë, pasi kur ai është në formë, nuk diskutohet. Blick shkruan se do të kishte pasur arsye nëse Yakin do ta linte Shaqirin në stol, pasi ai më 9 tetor, e përfundoi sezonin e MLS me Chicago Fire. Do të thotë se Shaqa nuk ka luajtur ndeshje tash e 108 ditë.
Miqësorja kundër Ganës, nuk ishte më e mira për Shaqirin, ku sipas Blick nuk u vënë re në fushë, ndërsa ai u arsyetua pas ndeshjes që ishte vapë.
“Ai po merr pjesë në një turne për herë të para pa u lënduar më parë. Ai tregoi në seancat stërvitje se sa i rëndësishme është. Ai është në formë dhe do të jetë startues ndaj Kamerunit”, ka thënë Yakin në konferencën për media.

Edhe ish-lojtari i Zvicrës, Blerim Xhemaili, mendon që vendimi i Yakin është i drejtë.
Xhemaili i cili punon si ekspert për RSI në Kupën e Botës ka thënë: “Unë supozoj se do të kemi shumë më tepër posedim të topit dhe do të jemi shpesh në gjysmën kundërshtare të fushës. Shaq duhet të krijojë momente vendimtare”.