Sot do të jepet shfaqja “Club Albania” në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Shfaqja e bazuar në veprën “Pas Vdekjes” të Andon Zako Çajupit, nis në orën 20:00.
‘Club Albania’ vjen nën regjinë e Fatos Berishës me kastën e mrekullueshme të aktorëve si: Armond Morina, Ard Islami, Teuta Krasniqi, Ylber Bardhi, Majlinda Kosomoviq, Armend Smajli dhe Naim Berisha.
Shfaqja është një komedi politiko-shoqërore, që shfaq fokusin nëpërmjet situatave komike por që në thelb janë shumë më të thella.
Para pak ditësh, ‘Club Albania’ fitoi çmimin “Shfaqja më e mirë” në Festivalin “Artmania” në Gjakovë.