Vitin e kaluar në CES, Samsung palosi ekranet pothuajse në çdo mënyrë që ju mund të paramendoni, por këtë vit po e kombinon atë me një truk tjetër – rrëshqitjen. Ekrani celular Flex Hybrid OLED, i debutuar në CES 2023, mund të paloset nga njëra anë dhe të rrëshqasë nga ana tjetër, duke ndryshuar si madhësinë, ashtu edhe raportin e pamjes.
Duke filluar me një gjerësi relativisht kompakte 4,2 inç ose kaq gjërë, ai mund të paloset në një ekran 4:3 10,5 inç të përshtatshëm për produktivitet. Më pas mund të rrëshqitni anën e djathtë për të krijuar një ekran 12,4 inç me një raport pamjeje 16:10. Kjo do ta bëjë atë të përshtatshëm për argëtim ose krijimin e përmbajtjes, veçanërisht duke marrë parasysh cilësinë potencialisht të shkëlqyer të imazhit të ofruar nga teknologjia e ekranit OLED.

Dy inçët shtesë të ekranit duket se rrotullohen nga poshtë krahut të djathtë të pajisjes kur rrëshqiten jashtë, duke gjykuar nga trashësia shtesë në atë anë të ekranit. Teknologjia e kombinuar mund t’ju lejojë efektivisht të mbani një tabletë OLED 12,4 inç, 16:10 në një xhep xhakete — ideale për argëtim ose për të punuar në lëvizje. Duhet të theksohet se Xiaomi zbuloi një ekran të palosshëm dhe të rrotullueshëm në vitin 2021, por duket se nuk ka shfaqur kurrë një prototip funksional.