Të shumta ishin momentet dhe fotografitë u bënë virale gjatë periudhës sa po mbahej gjykimi për shpifje ndërmjet tashmë ish- çiftit Depp-Heard.
Eonline ka përmbledhur disa fotografi dhe momente speciale të cilat kan zgjuar reagimet e shumë ndjekësve në rrjetet sociale.
Fansat prej gëzofi

Fansja e Johnny Depp tregoi mbështetjen e saj për aktorin duke sjellë dy kafshë alpaka në Gjykatën e Qarkut Fairfax më 25 prill. Njëra prej kafshëve mbante një tabelë ku shkruhej: “Jjemi me ty, Johnny”.
Libri i vogël i zi

Më 27 prill, Depp u pa duke mbajtur një fletore në kopertinën e së cilës shkruante “Built to Last” (I projektuar për të qëndruar), zbukuruar me një figurë të gjelbër me kurorë. Ata që ndoqën çështjen gjyqësore në internet vunë re se aktori shpesh vizatonte në fletore gjatë pauzave. Një përdorues në Twitter shkruajti se ishte “në të vërtetë kaq emocionuese” për ta parë.
Willy Wonka i jetës reale

A ishte ky rasti ku jeta imiton artin? Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Depp u fotografua me grumbuj të vegjël ëmbëlsirash në tavolinën e tij, duke përfshirë bonbone gummy bears. Në një moment, pamjet e kamerës kapën aktorin e filmit Charlie and The Chocolate Factory duke i dhënë dikujt në sallën e gjyqit atë që dukej si një bonbon.
Play-lista para seancave gjyqësore

Në një video para gjykatës, Depp u pa duke dalë nga makina e tij teksa kënga “Exodus” e Bob Marley dëgjohej me zë të lartë. Më pas ai i tha kameramanit: “Të kthehemi prapë në dhomën e vogël”.
Kur pamjet u shfaqën në internet, përdoruesit e mediave sociale nuk u ndalën së komentuari përzgjedhjen muzikore të Depp. “Johnny Depp duke dëgjuar ‘Exodus’ nga Bob Marley në procesin gjyqësor mbi shpifjen krijon vibe të madh,” shkroi një përdorues i Twitter-it, ndërsa një tjetër postoi në Twitter se ata e kishin parë klipin “rreth 20 herë… dhe ai thjesht nuk vdes kurrë”.
Stilet e njëjta të veshjes

Përdoruesit e mprehtë të mediave sociale vunë re se ish-çifti kishte veshur kostume të ngjashme dhe kravata pothuajse identike gjatë gjithë procesit gjyqësor, duke nxitur disa të dyshojnë se Heard “rikrijoi qëllimisht” pamjen e Depp për të dhënë një mesazh të ndjeshëm. Një përdorues shkroi në Twitter:
Amber Heard po luan me mendjen e Johnny Depp në sallën e gjyqit duke kopjuar veshjet e tij të nesërmen, duke kopjuar çdo lëvizje që bën.
Ndërkohë, një tjetër tha:
A mund të flasim për mënyrën sesi Amber Heard po tallet me Johnny-n çdo ditë në gjykatë,” duke shtuar, “Çfarëdo që ai vesh, ajo e kopjon në ditën e ardhshme”.