Legjenda e Hollivudit, Tom Hanks, ka thënë se askush nuk flet për njërin prej filmave më të rëndësishëm që ai ka bërë.
Ai e ka pranuar që edhe pse ka luajtur në filma klasikë si “Forrest Gump”, “Toy Story”, “Philadelphia” dhe “Saving Private Ryan”, filmi i tij i 2002-tës, “Road To Perdition” mund të jetë filmi i tij më i nënvlerësuar.
“Për një arsye apo tjetër, askush nuk i referohet ‘Road to Perdition’, dhe ai ishte një film tejet i rëndësishëm për mua nëpër të cilin kam kaluar”, ka thënë Hanks për ReelBlend.
Ai ka sugjeruar që filmi mund të përfundojë në errësirën e kinemasë, por kjo e ka të mirën e vet pasi që ai nuk ka paragjykime për filmat më pak të njohur të të viteve të 1930-tave dhe 1940-tave.