Tani mund të dërgoni deri në 100 foto dhe video në WhatsApp.
Të enjten WhatsApp ka nxjerrë një përditësim të ri që sjell në heshtje një numër ndryshimesh që do ta bëjnë më të mirë dhe të lehtë punën e përdoruesve.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të shtojnë tituj kur dërgojnë dokumente, gjë që duhet ta bëjë më të lehtë dallimin midis dokumenteve të ndryshme, veçanërisht në situatat kur dërgohen shumë.

Foto: Tech NEws
Për më tepër, WhatsApp do t’ju lejojë të përshkruani më mirë grupin falë temave dhe përshkrimeve më të gjata të grupit. Një veçori tjetër është se do të mund të dërgoni deri në 100 foto dhe video në të njëjtën kohë – më parë, kjo veçori ishte e kufizuar në vetëm 30 foto dhe video./Katror.info