Uji mbulon 70 për qind të planetit tonë. Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës së SHBA-së, më shumë se 80 për qind e oqeanit është i pavëzhguar dhe i paeksploruar.
Turizmi nënujor pritet të jetë destinacioni i ardhshëm për udhëtarët në një mënyrë që nuk është bërë kurrë më parë.
Dubai tashmë ka suita hotelesh që lejojnë njerëzit të flenë nën ujë. Hoteli i parë plotësisht nënujor në botë u hap në ishullin Rangali të Maldiveve në vitin 2018.

Kurse restoranti më i madh nënujor në botë ‘Under’ u hap në Norvegji në vitin 2019.

Në mbarë botën, ka gjithashtu një interes në rritje për të parë artin nën ujë. Shtegu i Skulpturës Nënujore ‘Ngaro’ në ishujt e Australisë, magjeps turistët e zhytjes me monumentet e saj gjigante detare.

Poashtu edhe Muzeu i Artit Nënujor ‘Cancun’ në Meksikë ka mbi 500 skulptura me përmasa reale thellë në oqean që përdoren për të promovuar jetën e koraleve.

Edhe mënyra se si udhëtojmë nën ujë së shpejti mund të ndryshojë. Sipas një raporti nga BBC, zhytja po reklamohet si një mënyrë më e sigurt për të udhëtuar – si për njerëzit, ashtu edhe për ekosistemet.