katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    7 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    7 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    7 months ago
    Postimet e fundit
    Liderët evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën
    2 hours ago
    Liberalizimi i tregut të energjisë, Këshilli i Investitorëve Evropian kërkon dialog konstruktiv
    2 hours ago
    Ky është rezultati pas numërimit të mbi 93% të kutive të votimit
    3 hours ago
    Seanca e radhës për konstituim të Kuvendit shtyhet për 15 maj
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mban koncert në Gjakovë më 15 maj
    4 minutes ago
    Kosova dhe Shqipëria së bashku në Marché du Film 2025 në Kanë
    17 minutes ago
    Albion Ymeri kualifikohet për Lojërat Botërore “Chengdu 2025”
    50 minutes ago
    Sonte ‘flakë shqiptare’ në Eurovision: “Zjerm” synon finalen
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dy foto që tregojnë se si ndryshoi historia e Basel me Xherdan Shaqirin
    2 hours ago
    Sot fillon Festivali i Kanës – ja filmat që garojnë për Palmën e Artë
    5 hours ago
    Fillmi “Mua besoj më shpëtoi portreti” drejt Vjenës dhe Hamburgut
    16 hours ago
    E konfirmuar: Dua Lipa rikthehet me koncert në Sunny Hill Festival
    19 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kompania kineze: ‘Inteligjenca artificiale do t’i bëjë kafshët të komunikojnë si njerëzit’
    14 hours ago
    Huawei sjell laptopin e parë me sistemin e vet operativ
    2 days ago
    Ndryshime të mëdha po vijnë n’Netflix
    5 days ago
    WhatsApp tejkalon 3 miliardë përdorues mujor
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    11 months ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shumë ujë pak kalori- 9 ushqimet më të mira të verës
    2 days ago
    Italianët porosisin 14 mijë kilogramë pica në ditë
    4 days ago
    Si të bëni cappuccino kremoze me shkumë të pasur pa aparat
    5 days ago
    Në çfarë temperature është më së miri të ftohni pijen e preferuar!
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    7 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Frymëzuar nga “trëndafili i shkretëtirës” -Muzeu Kombëtar i Katarit mahnit me dizajnin e tij!
    2 days ago
    Çelja e tulipanëve në Kanada, mblidhen mijëra vizitorë!
    2 days ago
    Pasaportat më të paprekshme, ja 5 vendet me privilegjet më të mëdha!
    4 days ago
    BBC rendit 9 vende për t’u vizituar në 2025, në listë edhe Shqipëria
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: 11 vjet më vonë – Aktorët e “Sikur kjo të ishte shfaqje” dëshmojnë përjetësinë e Teatrit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

11 vjet më vonë – Aktorët e “Sikur kjo të ishte shfaqje” dëshmojnë përjetësinë e Teatrit

Last updated: 15/03/2023 2:07 PM
105 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kultplus
Foto: Kultplus

“Në autobusin numër 4…gjatë kohës së luftës në Prishtinë…një i ri i moshës 26 vjeçare…në fermerka dhe në fanellë të zezë… Në afërsi të hotelit “Union”… plumbi i snajperit e thyen xhamin… dhe e qëllon të riun në qafë… Një zonjë e veshur në të bardhë, e cila qëndronte pranë tij fillon të bërtas. Kur e sheh gjakun në këmishën e vet i bie të fikët… Dy orë më vonë… ajo është parë sërish te Xhamia e madhe… në afërsi të kafenesë “Romantika” por kësaj radhe në shoqëri të një shoqe më të re nga mosha…e cila i thotë…”Unë ngandonjëherë e bëj edhe nga katërmbëdhjetë herë!” … Lëpin akullore… dhe buzëqesh…”

Për të përjetuar në formën më të natyrshme të gjitha emocionet e ndërlidhura nga e qeshura tek e qara, është teatri që ka fuqinë të magjepsë, të frymëzojë dhe të bëjë publikun të qajë. Nga çështjet e përditshme sociale deri te ato komplekse, përmes magjisë së rrëfimit, teatri mund të nxjerrë në dritë çështje të ndryshme dhe në këtë mënyrë të promovojë ndryshime rrënjësore në shoqëri.

Skena ishte e vendosur me disa grumbuj gazetash dhe objekte që po prisnin për t’u hyrë në punë aktorëve, dritat dalë nga dalë po ndaleshin dhe murmuritjet e heshtura të pritjes po jehonin në të gjithë ambientin e teatrit “Oda”. Shikuesit, po prisnin me padurim rikthimin e një produksioni shumë të dashur, i cili i ka mbijetuar provës së kohës dhe vazhdon të frymëzojë e të tërheqë audiencën edhe pas 11 vitesh.

Mundesh me e lexu edhe…

Kosova dhe Shqipëria së bashku në Marché du Film 2025 në Kanë

“Sikur kjo të ishte shfaqje” ka bashkuar edhe një herë katër aktorët, Adrian Morina, Rebeka Qena, Armend Smajli dhe Besnik Krapi – të cilët po ndanin edhe njëherë skenën, që të shfaqnin fuqinë e teatrit se si përcillet një mesazh.

E gjithë shfaqja nisi fillimisht me aktorët të veshur sikur të ishin malësorë, ndërkohë që muzika po dëgjohej në të njëjtin nivel me ta, duke lënë një përshtypje negative tek publiku në shikim të parë dhe për të shpërthyer më pas në gërshetimin e një larmie emocionesh.

Komedia është zemra dhe kuptimi parësor i shfaqjes, por aty u dha edhe një rikujtim ndaj rreziqeve të keqinterpretimit dhe rëndësisë për të mos harruar të kaluarën tonë. Nëpërmjet interpretimeve të tyre, aktorët nxjerrin në dritë kompleksitetin e keqkuptimit të fjalëve dhe mënyrën se si ato mund të shtrembërohen apo të humbin tërësisht.

Ndërsa shfaqja shpalosej, audienca është marrë në një xhiro emocionesh, nga momentet e të qeshurave të trazuara deri te drama që të lëndojnë zemrën. Kimia mes aktorëve është e dukshme dhe interpretimet e tyre vënë në pah artin e aktrimit. Është e qartë se këta aktorë nuk e kanë humbur kontaktin dhe përkushtimi i tyre për “zanatin” dukej në çdo moment, nga skena në skenë.

Vizioni i regjisorit Agon Myftari është i dukshëm në çdo aspekt të produksionit, nga skenat e ndërlikuar deri te ato më të thjeshtat, që në brendësi shfaqnin edhe madhështinë e tij. Regjia nga Myftari i ka lejuar aktorët të mishërojnë plotësisht personazhet e tyre dhe të sjellin në jetë historinë, duke e lënë publikun të zhytur plotësisht në mesazhin e shfaqjes.

“Sikur kjo të ishte shfaqje” është një testament i fuqisë së qëndrueshme të teatrit për të lëvizur dhe frymëzuar njerëzit. Gjithashtu, dhe një kujtim i rëndësisë së mos harrimit të së kaluarës sonë. Është një prodhim që do të lërë mbresa të qëndrueshme tek këdo që ka fatin të jetë dëshmitar i magjisë së tij.

Pavarësisht tematikës së saj serioze, shfaqja ka shumë momente komike të papritura që sjellin lehtësi në një temë të rëndë. Jetëgjatësia e shfaqjes është një dëshmi e fuqisë së saj të qëndrueshme për të lëvizur dhe frymëzuar audiencën.

Pas 11 vitesh, ajo ende bën jehonë me shikuesit e teatrit dhe është një dëshmi e aftësisë dhe përkushtimit të të gjithë personave të përfshirë në krijim, nga aktorët te regjisori e deri te ekipi i prodhimit.

Me përfundimin e shfaqjes, publiku mbetet me një ndjenjë nderimi dhe respekti për aktorët dhe regjisorin që sollën në jetë këtë histori të jashtëzakonshme. “Sikur kjo të ishe shfaqje” na lidhi, me emocionet më të thella të përvojës njerëzore./Katror.info

Shkruan Uranik Emini, marrë nga Kultplus.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Sot fillon Festivali i Kanës – ja filmat që garojnë për Palmën e Artë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A do t’i ndalojë BE-ja telefonat në shkollë?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Zjerm” e Shkodrës Elektronike renditet e dyta në sondazhin e Shtypit
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    E konfirmuar: Dua Lipa rikthehet me koncert në Sunny Hill Festival
TAGGED:Aktoretlajme të miraRendesia e TeatritSikur kjo te ishte shfaqjeTeatriUranik Emini

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Study Abroad Shiksha Universiteti Publik në Suedi me kurs për mësues të gjuhës shqipe
Artikulli i ardhshëm Foto: Albinfo Shfaqje e veçantë dronësh mbi Liqenin Artificial të Tiranës
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mban koncert në Gjakovë më 15 maj

1 Shikim
Lajme të mira

Kosova dhe Shqipëria së bashku në Marché du Film 2025 në Kanë

Lajme të miraSporti n'Katror

Albion Ymeri kualifikohet për Lojërat Botërore “Chengdu 2025”

1 Shikim
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Aplikacioni i AI për gjuhët është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Katror Media dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?