katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    6 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    6 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    6 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    15 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    16 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    16 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    12 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    16 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Mësoni detajet se si u bë që gjuha shqipe të hyjë në Harvard
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Mësoni detajet se si u bë që gjuha shqipe të hyjë në Harvard

Last updated: 10/04/2023 8:59 AM
137 Shikime
Shpërndaje
Foto: Harvard University
Foto: Harvard University
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Mësoni detajet se si u bë që gjuha shqipe të hyjë në Harvard

Studentët e Universitetit të Harvard-it do të kenë mundësinë të zgjedhin gjuhën shqipe për të studiuar. Lajmi u bë i ditur ditë më parë edhe nga Faton Limani, administrator në Departamentin e Letërsisë Krahasuese në Harvard.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm në lidhje me gjuhën tonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkatdhetaren dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur të prezantojmë lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve”, shkruan Limani.

Sipas tij, kursi i gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele – njohuri elementare, njohuri ndërmjetëse dhe nivel i avancuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Popullariteti i gjuhës shqipe në Harvard

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjatë vitit akademik 2019-2020, Universiteti i Harvard-it dha pesë diploma bachelor në gjuhët sllave, baltike dhe shqipe. Për shkak të kësaj, shkolla u rendit në numrin 17 në popullaritet nga të gjitha kolegjet dhe universitetet që ofrojnë këtë diplomë.

Në vitin 2020, katër studentë kanë marrë titullin master në gjuhën sllave, baltike dhe shqipe nga Harvard-i. Kjo e bën atë shkollën e gjashtë më të njohur për kandidatët për master në gjuhën sllave, baltike dhe shqiptare në vend.

Përveç kësaj, katër studentë morën gradën e doktoraturës në gjuhën sllave, baltike dhe shqipe në vitin 2020, duke e bërë shkollën shkollën e dytë më të njohur në Shtetet e Bashkuara për këtë kategori studentësh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjuha shqipe në Universitetin e Harvardit, si është mirëpritur dhe e kujt ishte ideja?

Lajmi se Gjuha shqipe hyri si lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhënë nga administratori i Departamentit të Letërsisë Krahasuese në këtë universitet, Faton Limani bëri jehonë.

Lënda Gjuha shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në këtë universitet dhe atë në tri nivele, fillestar, mesatar dhe të avancuar, ndërkaq do të jetë në të gjitha nivelet e studimit.

Faton Limani tregoi ecurinë se si hyri si lëndë zgjedhore Gjuha Shqipe, si u mirëprit nga studentët atje dhe kur do të nis së ligjëruari si lëndë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Limani tha se së bashku me një kolege të tij e kishin si ide futjen e Gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore, mirëpo iniciativa u bë nga disa studentë të nivelit Bachelor, shqiptaro-amerikan, shkruan Telegrafi.

“Bashkë me kolegen time Eva, e cila punon në një departamentin tjetër e kishim si ide. Mirëpo ajo që e përshpejtoi procesin që ne të arrinim të fusim Gjuhën Shqipe si lëndë zgjedhore ishte kërkesa e disa studentëve shqiptaro-amerikan të nivelit Bachelor. Ata filluan të kërkojnë që të marrin një gjuhë të huaj si lëndë zgjedhore dhe kërkuan që gjuha shqipe të jetë një ndër to. Mirëpo meqë ata kishin kërkuar në disa departamente dhe nuk kishin informacion, erdhi lajmi dhe në departamentin tonë. Filluam që të bisedojmë me disa departamente duke përfshi dhe departamentin ku unë jam administratorë dhe u bë e mundur që Gjuha shqipe të futet si lëndë zgjedhore”, tregoi Limani për Telegrafin.

I pyetur se si do të procedohet tutje me këtë lëndë, ai tha: ”Gjuha shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tri nivele, fillestar, të ndërmjetme dhe të avancuar. Dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë studentët e Universitetit të Harvardit në të gjitha nivelet e studimit”.

Ligjërimi i lëndës zgjedhore Gjuha shqipe pritet të fillojë sipas tij këtë vit, me fillimin e vitit të ri akademik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Regjistrimi fillon diku në muajt gusht, dhe lënda fillon të aplikohet në semestrin vjeshtor në muajin shtator”, tha tutje ai.

Limani u shpreh se brenda universitetit kanë filluar ta shpërndajnë informacionin se në mesin e shumë lëndëve zgjedhore, do të jetë edhe Gjuha shqipe.

“Ka pasur disa studentë që kanë shprehur interesim. Kemi filluar të shpërndajmë lajmin brenda në universitet dhe shpresojmë që do të ketë interesim jo vetëm nga studentët shqiptarë, por edhe nga ata të huaj”, tha ai.

Më tej Limani theksoi se mënyra se si do të funksionojë kjo lëndë zgjedhore varet nga ligjëruesi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Lënda e Gjuhës shqipe do të jetë nën mbikëqyrjen e profesorëve që janë në departamentin e Letërsisë Krahasuese. Dhe në bazë të numrit të studentëve që do ta marrin këtë lëndë, universiteti bën dhe rekrutimin e profesorëve. Nuk e dimë se kush do të jetë ligjërues…”, u shpreh Limani.

Mirëpo, a do të jetë përherë kjo lëndë aktive?

Limani tha se varet nga studentët nëse shprehin ose jo interesim për ta marr si lëndë zgjedhore.

“Lënda e Gjuhës do të jetë gjithmonë në dispozicion, nëse do të jetë apo jo aktive varet nga zgjedhjet e studentëve. Por shpresojmë që do të ketë studentë që do ta mbajnë aktive këtë lëndë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

I pyetur se si pritet të jetë përmbajtja e kësaj lënde, Limani shpjegoi: “Kjo do të varet nga ligjëruesi. Ata do të mbajnë përgjegjësi për të përcaktuar përmbajtjen e lëndës së Gjuhës shqipe”.

Jo vetëm që Gjuha shqipe do të jetë pjesë e këtij universiteti, por siç tha ai ky hap shihet dhe nga perspektiva tjetër.

“Urojmë që do të ketë interesim të studentëve për këtë lëndë, dhe përmes kësaj lënde të filloj sensibilizimi i kulturës dhe Gjuhës shqipe. Futja e Gjuhës shqipe ka dhe efekte tjera, jo vetëm të mësimit të gjuhës, por studentët që studiojnë këtu janë më të mirët nga fushat e tyre, pasi këtu vijnë studentë nga e gjithë bota dhe kur të kthehen në vendet e tyre kjo do ta rris interesimin për të vizituar dhe vendet tona”, tha ndër të tjera administratori i Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Universitetin e Harvardit në SHBA, Faton Limani./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:gjuha shqipeHarvardLajme te miratopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dy vende në Australi konsiderohen si më të bukurat në botë
Artikulli i ardhshëm Jennifer Aniston tregon si e shpenzoi rrogën e saj të parë që mori nga seriali “Friends”
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme

Nesër seanca konstituive e Kuvendit

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?