katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    “Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup
    37 minutes ago
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    48 minutes ago
    India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina
    51 minutes ago
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    48 minutes ago
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    2 hours ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    3 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    23 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Liberalizimi i tregut të energjisë, bizneset kërkojnë mbështetje dhe zgjatje të afatit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Liberalizimi i tregut të energjisë, bizneset kërkojnë mbështetje dhe zgjatje të afatit

Last updated: 16/03/2025 6:26 PM
134 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Liberalizimi i tregut të energjisë, bizneset kërkojnë mbështetje dhe zgjatje të afatit

Kërkesa e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që konsumatorët me mbi 50 punëtorë ose që kanë një qarkullim mbi 10 milionë euro të dalin në një treg të hapur energjetik, ka shkaktuar shqetësime të shumta në radhët e bizneseve të Kosovës. Kompanitë paralajmërojnë për rritje të kostove dhe çrregullime ekonomike, nëse ndodhë shpejt ky liberalizim i tregut energjetik, raporton KosovaPress.

Duke filluar nga 1 qershori, bizneset e mëdha në Kosovë kërkohet t’i zgjedhin vetë furnizuesit e tyre me energji elektrike. Derisa ZRRE ka pranuar se kjo kërkesë mund të sjellë shqetësime tek bizneset dhe ka theksuar nevojën për një proces të kujdesshëm dhe mbështetje gjatë këtij kalimi.

Njëri nga përfaqësuesit e një kompanie të madhe në vend, thekson se kalimi në një treg të lirë të energjisë, sidomos kur çmimet janë të larta, mund të ketë ndikime negative të ndjeshme për bizneset, shkruan KosovaPress.

Mundesh me e lexu edhe...

“Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup

Edhe pronari i një kompanie tjetër në vend, Shaqir Palushi thotë se nuk janë të përgatitur për këtë tranzicion të shpejt. Sipas tij, kjo kërkesë do të jetë “ataku më i madh për kompanitë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Biznesmeni Palushi kërkon që kjo kërkesë të shtyhet deri në fund të vitit, dhe pret që në vend të ketë edhe kompani tjera të cilat do të ofrojnë shërbime të distribuimit të energjisë elektrike.

Se pati ankesa edhe nga biznese tjera për këtë kërkesë siç thuhet të “shpejtë” e thotë edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi. 

Ai derisa thotë se do të kërkojnë shtyrjen e afatit, nënvizon se liberalizimi i tregut energjetik nga qershori do të ishte edhe një goditje për bizneset, pasi siç thotë ai, do të rrezikojë edhe ekzistencën e tyre.

Derisa nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në një përgjigje me shkrim për KosovaPress pranojnë se ky proces mund të shkaktojë shqetësime te disa biznese, të cilat mund të përballen me sfida të ndryshme, porse, sipas tyre, liberalizimi i tregut është një hap i nevojshëm. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“ZRRE-ja është e obliguar që të ndërmarrë hapa që mundësojnë këtë kalim, duke siguruar që të gjithë konsumatorët të kenë mundësinë të zgjedhin furnizuesin e energjisë në përputhje me parimet e tregut të hapur. E kuptojmë se ky proces mund të shkaktojë shqetësime te disa biznese, të cilat mund të përballen me sfida të ndryshme, sidoqoftë, liberalizimi i tregut është një hap i nevojshëm për të siguruar zhvillim afatgjatë dhe efikasitet në sektorin e energjisë, duke mundësuar konkurrencë të shëndetshme dhe mundësi te zgjedhjes së furnizuesit  nga  konsumatorët. Ne jemi të angazhuar për të marrë parasysh kërkesat dhe shqetësimet e bizneseve gjatë këtij procesi dhe për të ofruar mundësi për mbështetje dhe informacion shtesë për t’iu ndihmuar në përshtatjen me ndryshimet e reja. Gjithashtu, ZRRE-ja do të vazhdojë të monitorojë implementimin e këtij procesi dhe të marrë masa për të minimizuar ndikimet negative mbi bizneset”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

Sipas ZRRE-së, konsumatorët që dalin në tregun e hapur energjetik, mund të furnizohen nga çdo kompani vendore që posedon licencë ose nga kompani të huaja. Operatori për Furizim me Energji KESCO është furnizuesi kryesor i licencuar për energji elektrike në Kosovë.

Ani se ZRRE nuk ka dhënë përgjigje, mësohet se në Kosovë janë të licencuara edhe 18 kompani të tjera.

Ndërkaq, nga KESCO në një përgjigje me shkrim kanë thënë për KosovaPress se të njëjtit vetëm ekzekutojnë vendime të cilat vijnë nga ZRrE.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“KESCO është kompani e licensuar për furnizim me energji elektrike në Kosovë nga ZRrE. Rrjedhimisht ne vetëm ekzekutojmë vendime të cilat vijnë nga ZRrE”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga KESCO.

KESCO, në një njoftim më 5 mars, bëri të ditur se me kërkesë të ZRRE-së konsumatorët që kanë mbi 50 punëtorë ose që kanë mbi 10 milionë euro qarkullim do të dalin në treg të hapur – pra do ta kenë të obligueshme ta zgjedhin vet furnizuesin, raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit, kjo vlen nga data 1 qershor 2025 dhe është me kërkesë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Përveç kësaj, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të premten ka propozuar që çmimi i energjisë elektrike të rritet me 15 për qind duke nisur nga muaji prill i këtij viti. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Propozimi i ZRRE-së vjen pasi javë më parë, KOSTT, KEDS dhe KESCO kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

Për këtë reagoi reagoi Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, e cila ka pritur me shqetësim të madh paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e çmimit të rrymës 15%, shkruan KosovaPress.

Kujtojmë, ZRRE bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars. Më 2024, ZRRE uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë tre për qind, por në vitin 2023 rriti tarifat me 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve./KosovaPress

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:cmimikekKESCOKosovelajmerrymaZRRE

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Bookmakers”-at rendisin Shqipërinë në Top 10 pretendentët për të fituar Eurovision-in
Artikulli i ardhshëm Kualifikim historik i Kosovës U18 në Botëror

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

LajmeLajme të mira

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

3 Shikime
Lajme

India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina

2 Shikime
Lajme

NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?