Një nga veturat sportive më klasike dhe më të njohura po përqafon epokën e veturave elektrike. Kompania britanike e makinave sportive Caterham zbuloi këtë javë konceptin EV Seven – një version elektrik i modelit të saj klasik me çati të hapur – me një tjetër koncept i cili është në zhvillim e sipër.

Me Seven-in me benzinë të preferuar nga entuziastët e ditëve të pista, Caterham thotë se këmbënguli se homologu i tij elektrik duhet të jetë i përshtatshëm për përdorim në rrugë dhe në pistë garash.
Vetura elektrike Seven ka një “cikël vozitjeje të përsëritshme 20-15-20”, për të cilën kompania thotë se i lejon pronarit të ngasë në pistë për 20 minuta, të rimbushet për 15 minuta dhe më pas të hyjë në pistën e garës për një seancë tjetër 20-minutëshe, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Koncepti Caterham EV Seven fuqizohet nga një motor elektrik në boshtin e pasmë – i furnizuar nga kompania britanike Swindon Powertrain – që prodhon 179kW dhe 250 njuton metër fuqi rrotulluese, e gjithashtu edhe nga bateria me kapacitet prej 51kWh. Të gjitha këto janë të mjaftueshme për një kohë të pretenduar të arritjes së shpejtësisë prej 0 deri në 100km/h prej katër sekondash, falë peshës nën 700 kilogram të makinës.
Caterham pretendon se cikli i vozitjes “20-15-20” është i mundur për shkak të baterisë e cila përdorë vetëm rreth 40kWh nga 51kWh në dispozicion – duke zvogëluar gjasat e degradimit të parakohshëm – ndërsa vetë bateria është e mbushur me lëng dielektrik nga Motul për të stabilizuar ngrohjen dhe ftohjen.

“Ne nuk kemi plane për të vendosur veturën elektrike Seven në prodhim në këtë fazë – është një model provë për të parë se sa mirë funksionon një grup komponentësh elektrik për rastet specifike të përdorimit nga klientët tanë”, tha Bob Laishley, drejtor ekzekutiv i Caterham.
Përgatiti:
