Kampionja Olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi, do të vizitojë nesër nga ora 14:00 palestrën e qytetit të Mitrovicës.
Me këtë rast xhudistja kosovare do të demonstrojë teknikat e xhudos për sportdashësit dhe xhudistët e së ardhmës.
Këtë e ka bërë të ditur, zëvendësministreja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, përmes një shkrimi në Facebook.
”Nesër nga ora 14:00 do të keni mundësinë që të takoheni dhe të njoftoheni nga afër me kampionen tonë Olimpike, Majlinda Kelmendi.
Majlinda së bashku me xhudistët e tjerë do të bëjnë demonstrimin e teknikave të xhudos në palestrën e qytetit të Mitrovicës.
Ky aktivitet po realizohet në kuadër të programit shtetëror”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Katror.info