Përdoruesit e WhatsApp tashmë mund të dërgojnë video, por regjistrimi dhe dërgimi i videove do të thjeshtohet më tej me ndihmën e një veçorie të re përmes opsionit të mikrofonit që ndodhet pranë kutisë së futjes së tekstit.
Aktualisht, ai tast përdoret për dërgimin e mesazheve zanore dhe duhet të shtypet dhe mbahet për të regjistruar një mesazh zanor dhe mesazhi dërgohet kur gishti ngrihet nga ekrani. Në të ardhmen, duke prekur ikonën e mikrofonit do të shfaqet një ikonë e re e videokamerës. Kur preket dhe mbahet, kamera do të fillojë të regjistrojë dhe kur të lëshohet, video do t’i dërgohet marrësit, shkruan Katror.info.
Kohëzgjatja maksimale e mesazhit është 60 sekonda. Për të dërguar mesazhe zanore, thjesht prekni edhe një herë ikonën e videokamerës dhe mikrofoni do të rishfaqet.
Ashtu si mesazhet e tjera të dërguara përmes WhatsApp, opsioni i ri për dërgimin e mesazheve video gjithashtu mbështet enkriptimin nga fundi në fund, kështu që përmbajtja e videove të regjistruara do të jetë e dukshme vetëm për dërguesin dhe marrësin e mesazhit. Gjithashtu, këto video nuk do të përcillen nga marrësit tek përdoruesit e tjerë të platformës.
Siç theksojnë në faqen WABetaInfo, Meta aktualisht është duke e zhvilluar dhe testuar këtë opsion në versionet testuese të aplikacioneve për Android dhe iPhone, ndaj duhet të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e kësaj platforme komunikimi në një periudhë të caktuar. /Katror.info