katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    16 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    22 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    45 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    22 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    21 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Suksesi i Plotmir Eminit si kontabilist i lartë në Zvicër
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Suksesi i Plotmir Eminit si kontabilist i lartë në Zvicër

Last updated: 19/08/2023 9:05 PM
222 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. People>
  3. Suksesi i Plotmir Eminit si kontabilist i lartë në Zvicër

“Çdo e 13-ta kompani që hapet në Zvicër e ka aksionarin apo menaxherin shqiptar, që do të thotë që janë rreth 3000 kompani që hapen nga shqiptarët”, thotë Plotmir Emini

Plotmir Emini është kontabilist i lartë në “Numarics”, kompaninë e njohur të kontabilitetit, auditimit dhe financave. Në intervistën për Albinfo.ch ai tregon për natyrën e punës së kontabilistit, numrin e punonjësve shqiptarë në kompaninë ku punon ai, për kushtet e themelimit të kompanive, dallimin në mes të këtij procesi në Zvicër dhe në Kosovë, etj.

Albinfo.ch: Çka do të thotë të jesh kontabilist në Zvicër?

Mundesh me e lexu edhe...

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Emini: Profesioni i kontabilistit është një nga profesionet më të kërkuara në Zvicër. Të jesh kontabilist do të thotë të përgatitësh, regjistrosh dhe sistemosh të dhënat e një personi fizik apo juridik sipas kuadrit ligjor tregtar dhe tatimor, të hartosh pasqyrat përmbledhëse dhe të kujdesesh për interesat e klientëve para organeve tatimore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albinfo.ch: Ju punoni në “Numarics” që është një kompani tashmë e njohur e kontabilitetit, auditimit dhe financave dhe që ka sfiduar edhe gjigantët zviceranë të kontabilitetit. A mund të na thoni diçka për historinë tuaj, çfarë rruge keni ndjekur deri këtu?

 Emini: Në vitin 2009 pasi mbarova praktikën/zanatin në një kompani të njohur financiare kisha dëshirë që të zgjeroj njohuritë e mia sa i përket fushës së kontabilitetit dhe fillova të angazhohem edhe më shumë në këtë profesion. Në vitin 2016 përfundova edukimin për certifikatën federale Zvicerane në Financa dhe Kontabilitet. Gjatë arsimit në AKAD Zürich fillova që të kryej shërbime administrative dhe financiare për disa shokë të afërt. Kështu filloi puna ime si konsulent financiar, kontabilist ose Treuhänder duke arritur që në vitin 2018 të themeloj kompaninë time këtu në Zvicër. Në vitin 2020, tre muaj pasi isha zhvendosur në një zyrë tjetër, filluam bisedimet e para me Numarics dhe arritëm që të bashkëpunojmë së bashku në të ardhmen për një kontabilitet më efecient dhe digjital.

Foto: albinfo.ch

Albinfo.ch: Në cilat fusha jeni më të specializuar dhe ku jeni më të fokusuar?

 Emini: Unë jam një “Treuhänder”, që do të thotë një konsulent që ofron shërbime financiare për kompani të ndryshme në një organizatë “Kleinstunternehmen” dhe “Kleine Unternehmen” (ndërmarrjet më të vogla dhe ndërmarrjet e vogla). Më poshtë, në grafikë, është klasifikimi sipas madhësisë së ndërmarrjeve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albinfo.ch: Të kesh një kontabilist të besueshëm është shumë me rëndësi në Zvicër!

Ju jeni kontabilist i shumë firmave shqiptare. Sa të suksesshme janë bizneset e shqiptarëve në Zvicër?

Emini: Shqiptarët në përgjithësi janë punëtorë shumë të përkushtuar dhe të motivuar. Këtu në Zvicër kanë arritur që për një kohë shumë të shkurtër të kenë njohuritë dhe përvojën e nevojshme për të konkurruar edhe me kompanitë më profesionale dhe të “etabluara”. Tani për tani është vetëm gjuha dhe konkurrenca akademike ku duhet të përkushtohemi për të ardhmen.

Albinfo.ch: A flet edhe shqip “Numarics”?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Emini: Sigurisht që po. Në kompaninë tonë nga 160-170 punëtorë, kemi përafërsisht 40 punëtorë që flasin shqip.

Albinfo.ch: Sa mund të jetë numri i firmave të shqiptarëve, a ekziston ndonjë statistikë?

Emini: Përafërsisht në Zvicër jetojnë 400-500 mijë shqiptarë me ose pa nënshtetësi zvicerane. Çdo e 13-ta kompani që hapet në Zvicër e ka aksionarin apo menaxherin shqiptar, që do të thotë që janë përafërsisht 3000 kompani që hapen nga shqiptarët. Aty ku është numri i banorëve shqiptarë më i lartë, aty hapen më së shumti kompanitë e reja.

Albinfo.ch: Në cilin sektor janë përqendruar shqiptarët?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Emini: Një numër i madh i shqiptarëve kanë ardhur në Zvicër për të zhvilluar ndërtimtarinë dhe infrastrukturën e Zvicrës dhe kanë vazhduar në këto profesione edhe sot. Pjesa më e madhe e aktiviteteve të kompanive shqiptare këtu përfshin punët e ndërtimit të objekteve të ndryshme dhe mirëmbajtjen e po atyre.

Albinfo.ch: Ju keni filluar të transformoheni nga sistemi konvencional i kontabilitetit, në atë digjital, sa është i vështirë ky kapërcim?

 Emini: Ky është një hap i pashmangshëm. Disa procese zyrtare janë shumë të vështira dhe të obligojnë që të krijosh procese sa më efeciente dhe efikase. Digjitalizimi është i nevojshëm kur edhe klientët janë të përfshirë në përdorimin e pajisjeve digjitale dhe ne e ndjejmë lehtësimin në realizimin e punëve.

Albinfo.ch: Sa shpejt  mund të themelohet një firmë në Zvicër ?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

 Emini: Procesi për të themeluar një kompani, subjekt juridik (GmbH os AG ) zgjat 2-3 javë, mjafton që të përmbushen kushtet financiare dhe vendimi i emrit të kompanisë.

 Albinfo.ch: Zgjedhja e formës së duhur juridike firmë individuale, GmbH ose AG?

 Emini: Zgjedhja e formës së duhur varet nga ideja dhe planet e personave që dëshirojnë të themelojnë një kompani. GmbH dhe AG dallojnë vetëm në kushtet financiare. Por që sigurimet dhe mirëmbajtja e një GmbH/AG është më e shtrenjtë se te kompanitë individuale.

Albinfo.ch: Kapitali aksionar apo para të gatshme?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

 Emini: Kapitali për një GmbH ose AG duhet të jetë para e gatshme. E kam vërejtur që disa themelues të kompanive të ndryshme mendojnë se paratë që investohen për themelimin e kompanisë mund ti kthejnë përsëri në konto private të themeluesit. Ky veprim nuk është i saktë dhe zbatimi i tij mund të shoqërohet me disa pasoja financiare. Çdo person që dëshiron të themelojë një kompani duhet të ketë njohuri rreth kushteve financiare që kërkohen për një formë juridike për shembull për një GmbH kërkohet kapital fillestar prej 20000.00 CHF për të hapur kompaninë, por që kjo vlerë nuk është borxh i themeluesit.

Foto: albinfo.ch

 Albinfo.ch: Cili është dallimi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, sa u përket procedurave të hapjes së firmave?

Emini: Sa u përket procedurave të hapjes së biznesit në Kosovë nuk ka ndonjë dallim të madh në krahasim me Zvicrën. Mund të cekim se biznesi individual B.I, Ortakëri e kufizuar ose SHPK mund të themelohet edhe pa kapital të deponuar në bankë, ndërsa për Shoqëritë Aksionare (AG) shuma e kapitalit fillestar duhet të jetë së paku 10000.00 E. Pra mund të dallojnë vetëm sa i përket vlerës së kapitalit fillestar. Për secilin lloj të biznesit duhet të dorëzohen dokumente që kërkohen sipas ligjit për shoqëritë tregtare.

Albinfo.ch: A mundet një i huaj të hapë një firmë në Zvicër?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

 Emini: Një person i huaj në Zvicër mund të hapë një kompani vetëm me vendbanim në Zvicër dhe më së paku me Lejen e Qëndrimi B (Aufenthaltsbewilligung B).

Albinfo.ch: Cilat janë pyetjet që ju drejtohen më së shumti? 

Emini: A mundem ta tërheq shumën e investuar 20000.00 CHF pasi ta hapi kompaninë, (hahaha).

Albinfo.ch: Si ndjeheni kur duhet edhe të mbyllni një firmë, dhe cilat janë procedurat?        

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Emini: Edhe pse ne shqiptarët jemi shumë punëtorë, kjo nuk do të thotë që edhe si menaxherë të kompanisë do të arrijmë gjithmonë synimet tona. Unë personalisht do të dëshiroja që të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Deri tani nuk kam dëgjuar për një bashkëpunim ndërmjet dy kompanive shqiptare, për të arritur qëllimet e tyre së bashku dhe për të konkurruar në tregjet botërore. Asnjëherë nuk ndihem mirë në qoftë se një kompani mbyllet prandaj nuk i ndjek procedurat e tyre.

Albinfo.ch: Çfarë thonë statistikat: më shumë hapen firma apo mbyllen, nëse merret parasysh inflacioni dhe problemet tjera ekonomike?

Emini: Sipas statistikave të vitit 2021 gjithsej janë: 50,000 kompani të hapura

28,749 kompani të mbyllura për arsye të ndryshme (14,081 ende me lëndë të hapur dhe 14,668 me lëndë të mbyllura). /Albinfo.ch /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:kontabilistpeopleplotmir eminisuksesTophomeZvicër

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Shkencëtarët kanë arritur të sintetizojnë materialin që zbulon sekretet më të thella të Tokës
Artikulli i ardhshëm Jennifer Lopez nuk ndalet, në moshën 54 vjeçare vazhdon të befasojë me pamjen

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

5 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Lajme

Nesër seanca konstituive e Kuvendit

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?