katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    3 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    4 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    3 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    4 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    4 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    4 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    19 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    19 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    19 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Si e ka formësuar zhvillimin e mangës dhe anime-s bashkëkohore arti tradicional japonez
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Story

Si e ka formësuar zhvillimin e mangës dhe anime-s bashkëkohore arti tradicional japonez

Last updated: 27/03/2025 6:49 AM
37 Shikime
Shpërndaje
FOTO: PHOTOWALL

Manga dhe anima japoneze kanë magjepsur audiencën globale falë personazheve të tyre të thelluar, rrëfimit unik dhe larmisë së zhanreve, duke krijuar një ndikim kulturor që shtrihet përtej Japonisë.

Contents
Frymëzimi nga e kaluaraTransformimi i perspektivaveRikthimi në fillimBurimi: CNNPërkthimi: Katror.info

Kjo u konfirmua kur Spirited Away fitoi Oscar-in për Filmin më të Mirë të Animuar në vitin 2003, ndërsa gati dy dekada më vonë, Demon Slayer: Mugen Train theu rekordin për hapjen më të suksesshme të një filmi në gjuhë të huaj në Shtetet e Bashkuara, shkruan CNN, transmeton Katror.info.

Disa e gjurmojnë origjinën e mangës moderne te dorëshkrimet e ilustruara të pikturuara që nga viti 1200 pas Krishtit, ndërsa të tjerë e lidhin me kibyoshi romane të ilustruara të krijuara nga artistët japonezë në fund të viteve 1700. Megjithatë, një emër mbetet ngushtë i lidhur me këtë zhanër: mjeshtri i ukiyo-e, Katsushika Hokusai.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Frymëzimi nga e kaluara

Një nga veprat më të njohura të Hokusait, Nën Valën e Madhe pranë Kanagawas, e njohur edhe si Vala e Madhe, është një shembull i spikatur i ukiyo-e, një formë arti japonez që lulëzoi gjatë periudhës Edo (1603-1868).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E karakterizuar nga imazhe të gjalla dhe teknika të avancuara të shtypjes në dru, ukiyo-e mundësoi prodhimin masiv të stampave që trajtonin tema të ndryshme, si peizazhet, teatri dhe jeta e përditshme në kryeqytetin e atëhershëm, Edo (sot Tokio).

Kompozimet e prera të Hokusait, vijat e theksuara dhe vëmendja ndaj detajeve si kapja e lëvizjes në Valën e Madhe janë të dukshme edhe në stilet vizuale të shumë mangave. Përveç kësaj vepre, krijimtaria e tij nga vitet 1820 deri në 1840 përfshin ilustrime të mbledhura në enciklopedinë vizuale Libri i Madh i Ilustrimeve për Gjithçka.

Një nga këto ilustrime paraqet një rrufe që godet dhe vret Virūdhakën, duke përdorur vijat radiale për të theksuar intensitetin e saj, teknikë kjo që vazhdon të jetë e pranishme në skenat aksion të mangave bashkëkohore.

FOTO: Katsushika Hokusai

Përmbledhja e tij Hokusai Manga, një koleksion prej 15 vëllimesh vizatimesh të destinuara për artistët aspirues, tregon aftësinë e Hokusait për të kapur lëvizjen dhe emocionet. Ajo përfshin skica të mundësve të sumos dhe valltarëve të Vallëzimit të Harabelit, në pozita të ndryshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe pse në atë kohë termi manga i referohej thjesht skicave, stili narrativ dhe vizual i romaneve grafike dhe animeve të sotme me shprehjet e ekzagjeruara dhe lëvizjet dinamike pasqyron estetikën dhe stilin e rrëfimit të ukiyo-e dhe Hokusait.

Transformimi i perspektivave

Ndikimi i formave tradicionale të artit japonez luajti një rol të rëndësishëm në transformimin e perspektivave artistike përtej kufijve të Japonisë. Hapja e porteve japoneze në mesin e shekullit të 19-të nxiti lëvizjen e Japonizmit, duke sjellë një valë objekteve artistike japoneze, përfshirë stampat ukiyo-e, në Evropë.

Ky shkëmbim kulturor frymëzoi artistët dhe dizajnerët perëndimorë, përfshirë Vincent van Gogh, i cili besohet se ka pasur ndikime nga arti i Hokusait. Vepra e tij Natë me Yje shpesh shikohet si një reflektim i këtij ndikimi, me lëvizjet rrotulluese në qiellin e natës që pasqyrojnë valët në veprat e Hokusait.

FOTO: Helen Birch Bartlett Memorial Collection

Van Gogh, një koleksionist i pasionuar me mbi 500 stampa japoneze, ishte një admirues i thellë i Valës së Madhe të Hokusait. Në një letër drejtuar vëllait të tij, Theo, ai përshkroi veprën si një skenë ku “valët janë si kthetra, varka është e zënë në to, mund ta ndjesh.” Ai e konsideronte ukiyo-e si një perspektivë të re mbi botën, të karakterizuar nga ngjyrat e gjalla dhe konturet e trasha, duke pohuar: “E gjithë vepra ime bazohet deri diku në artin japonez.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndikimi i artit japonez me shtypje në dru është i dukshëm në shumë prej veprave të van Gogh-ut, si Pemët e kumbullës në lule, e frymëzuar nga ukiyo-e i artistit Utagawa Hiroshige, dhe Courtisane (pas Eisen), e realizuar sipas stilit të Keisai Eisenit.

FOTO: Helen Birch Bartlett Memorial Collection

Nëse shikohet me kujdes portreti i Julien Tanguy, pas shpatullës së djathtë të subjektit mund të dallohet një stampë nga Utagawa Kunisada. Përdorimi nga van Gogh i kontureve të theksuara dhe sipërfaqeve të mëdha me ngjyra të ndritshme në paraqitjen e sheshtë dhe dy dimensionale të një nëne në Madame Roulin duke tundur djepin (La berceuse) gjithashtu pasqyron stilin e stampave japoneze.

Edhe impresionisti Claude Monet, i cili kishte mbi 230 stampa ukiyo-e, përfshirë Valën e Madhe, u ndikua nga Hokusai.

FOTO: Helen Birch Bartlett Memorial Collection

Monet theksonte kompozimet asimetrike dhe përdorimin e hapësirës së sheshtë në artin e tij, veçanërisht në serinë e katër pikturave me krizantema, duke reflektuar përdorimin ekspresiv të hapësirës nga Hokusai në serinë e tij Lulet e Mëdha.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke nënvizuar ndikimin e rëndësishëm të Hokusait në zhvillimin artistik ndërkulturor, teknika e tij e paraqitjes së një subjekti nga kënde të ndryshme, siç shihet në Tridhjetë e gjashtë pamje të malit Fuji, mund të ketë ndikuar edhe në përshkrimet e përsëritura të Monet, si ura prej druri mbi pellgun me zambakë uji apo pirgjet e grurit.

Rikthimi në fillim

Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, Japonizmi u shtri edhe në veshjet perëndimore, duke sjellë përhapjen e rrobave të stilit kimono dhe shfaqjen e ikonografisë japoneze në modë.

Një shembull i hershëm i këtij ndikimi ishte një mantel pasditeje i dizajnuar nga Charles Frederick Worth, babai i haute couture, i zbukuruar me një helmetë tradicionale japoneze. Sot, trashëgimia e ndikimeve japoneze vazhdon të jetë e pranishme në botën e modës, duke u reflektuar në bashkëpunime mes shtëpive të njohura të modës dhe kulturës manga e anime, si Onitsuka Tiger x Astro Boy, Dolce & Gabbana x Jujutsu Kaisen, Coach x Naruto, Longchamp x Pokémon dhe Gucci x Doraemon.

Këto bashkëpunime dëshmojnë ndikimin e vazhdueshëm dhe të thellë të kulturës japoneze në dizajnin bashkëkohor të modës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkohë që popullariteti global i mangave dhe animeve japoneze rritet, adhuruesit mblidhen për të ndarë pasionin e tyre në konventa dhe festivale anembanë botës. Kjo përfshin edhe Amerikën e Veriut, ku Anime Expo në Los Anxhelos tërhoqi mbi 407,000 vizitorë në vitin 2024, si dhe rajone të tjera si Evropa, Amerika e Jugut, Oqeania dhe Azia.

Japonia, vendlindja e animacionit, pret festivale të shumta të dedikuara ndaj kësaj kulture. AnimeJapan, një nga ngjarjet më të mëdha të industrisë, në vitin 2024 dyfishoi numrin e pjesëmarrësve krahasuar me vitin e kaluar dhe do të rikthehet në Tokyo Big Sight në mars 2025.

FOTO: CNN

Trashëgimia e ukiyo-e vazhdon të festohet në ngjarje të veçanta, si ajo e organizuar në zonën Nishi-Shinjuku të Tokios, e cila ka ekranin më të madh të përhershëm në botë me projeksione të artit tradicional mbi ndërtesat e qytetit. Ky vend mbajti një shfaqje të veçantë për të prezantuar këtë formë artistike gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Sipas një sondazhi të Japan Tourism Agency, 7.5% e vizitorëve të huaj në vitin 2023 eksploruan lokacione të lidhura me filma dhe anime, ndërsa mbi 10% e tyre e përmendën këtë si arsye për t’u rikthyer në Japoni, duke dëshmuar fuqinë e animacionit japonez në turizmin ndërkombëtar. Kjo rritje e interesit ka çuar në shtim të numrit të turistëve të huaj në lokacione kyçe të Tokios, ku Anime Tokyo Station, pranë stacionit të Ikebukuros, shfaq ekspozita kushtuar animeve të ndryshme ndër vite.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: CNN

Po ashtu, Muzeu Sumida Hokusai paraqet veprat e mjeshtrit të ukiyo-e, ndërsa Muzeu Tokiwa-so është një hapësirë e restauruar që dikur strehoi artistë të njohur të mangave, si Tezuka Osamu, krijuesi i Astro Boy.

Rrjeti i gjerë dhe efikas i transportit publik të Tokios përfshirë trenat, metrotë dhe autobusët i ndihmon vizitorët të eksplorojnë më lehtë vendet e lidhura me anime duke përdorur Tokyo Anime MAP, duke u zhytur kështu në një botë të pasur me histori dhe imazhe të fuqishme. Për ata që duan të ndjekin rrënjët e kësaj forme të artit modern, Muzeu Memorial Ōta ofron koleksione të veçanta të stampave në dru ukiyo-e, ndërsa Muzeu Sumida Hokusai vazhdon të nderojë njërin prej figurave më me ndikim në këtë traditë, duke ruajtur dhe ekspozuar trashëgiminë e tij artistike.

Ashtu si Hokusai dhe artistët e tjerë të ukiyo-e formësuan artin tradicional japonez dhe frymëzuan zhvillimin e mangave dhe animeve, këto shprehje moderne vazhdojnë të zgjerohen në mbarë botën, duke ndërtuar një urë mes traditave artistike të së kaluarës dhe shprehjeve bashkëkohore të kulturës japoneze.

Kjo lidhje e thellë midis të kaluarës dhe të tashmes pasqyron ndikimin e vazhdueshëm të kulturës japoneze, e cila mbetet një burim frymëzimi për artistët dhe krijuesit në të gjithë globin. /Katror.info

Burimi: CNN
Përkthimi: Katror.info



Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Temperatura të larta sot në Kosovë
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si të kujdeseni për lëkurën pas plazhit: Këshilla të dobishme për fytyrën dhe trupin
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Veshje të zeza nga koka te këmbët – Po, edhe në pranverë!
TAGGED:animacionianimeartartistët japonezëClaude MonetestetikaHokusai MangaikonografiaJaponiaKatsushika HokusaikulturamangamodapeizazhetskicaSpirited Awaystoryukiyo

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Zbulimi i pjesës së re të sistemit imunitar hap mundësi të reja për trajtime mjekësore
Artikulli i ardhshëm Arkitektët holandezë po u japin jetë të re shkollave të vjetra

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Story

Pse “The Great Gatsby” është romani më i keqkuptuar në botë?

31 Shikime
StoryUdhë

Arkitektët holandezë po u japin jetë të re shkollave të vjetra

55 Shikime
Story

Si po e sfidojnë kohën makinat e shkrimit?

39 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?