Ardit Alaj nga Deçani, është udhëtari i tremiliontë që ka udhëtuar përmes aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.
Alaj, së bashku me të fejuarën e tij, Kaltrinën, janë shpërblyer me një udhëtim njëjavor në Turqi.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, tha se ANP po shënon një moment historik, duke arritur për herë të parë 3 milionë udhëtarë brenda një viti, raporton Ekonomia Online.

“Më lejoni që në emër të kompanisë të shpreh falënderimet tona për secilin prej jush – mysafirët tanë te nderuar, udhëtarët e nderuar, stafin e përkushtuar, partnerët e përkushtuar të linjave ajrore dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje të jashtëzakonshme”.

“Së bashku, kemi bërë historinë”, tha ajo.
E Ardit Alaj, i cili po udhëtonte drejt Gjermanisë, falënderoi ANP-në për këtë befasi. /Katror.info
Përgatiti:
