Ekipi i këngëtares kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka deklaruar se qëllimi i saj është që të “ndryshojë kulturën pop”.
Albumi i dytë i kosovares “Future Nostalgia” që u lansua më 2020, arriti sukses të madh në rrjedhën e përgjithshme ndërsa Lipa po përgatitet për publikimin e albumit të saj të tretë, ekipi i saj ka thënë se ata po synojnë të ndryshojnë edhe një herë peizazhin e popit, shkruan NME.
Lipa së fundmi publikoi ‘Houdini’, singlin e parë të epokës së saj të re të ardhshme.
“Mendoj se është diçka që kam dashur gjithmonë – të kem kontroll mbi muzikën time”, tha ajo për Audacity gjatë një interviste.
Pop-artistja vazhdoi të shpjegoi se mendon se “të gjithë artistët e rinj duhet të kuptojnë vërtet biznesin pas muzikës, veçanërisht në fillim”.
“Të jem në gjendje t’i kem të gjitha të drejtat për këngët e mia ndihem shumë mirë. Është puna e jetës sime, kështu që është mirë të jem personi për të thënë se çfarë ndodh me të”, tha kosovarja. /Katror.info
Përgatiti:
