katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Certifikimi i partive për zgjedhjet lokale, deri më 23 qershor
    5 hours ago
    Osmani: Potencial i madh në thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Japoni
    11 hours ago
    KEK-u sqaron rolin e saj si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset
    11 hours ago
    Hidrodrini: Pagesat Online nga sot edhe përmes aplikacionit në telefona
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ATOMI certifikoi dhe shpërbleu më të mirët e Garës Kangaroo 2025 në Kosovë
    5 hours ago
    BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale
    18 hours ago
    Ambasada e SHBA: 12 qershori 1999, pikë kthese historike për Kosovën
    19 hours ago
    Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
    5 hours ago
    Ekspozita “Testament”, sonte në Muzeun e Mitrovicës
    14 hours ago
    ‘Lutje Zotit’, e presidentit Rugova në Ditën e Çlirimit më 12 qershor, 1999
    15 hours ago
    Marigona Qerkezi debuton në Royal Opera House në Londër
    20 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    1 day ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    3 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    20 hours ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    2 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Buxhovi i dhuron 100 libra Qendrës së Pensionistëve në Gjakovë, të ndërtuar nga rotarianët e Gjakovës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Buxhovi i dhuron 100 libra Qendrës së Pensionistëve në Gjakovë, të ndërtuar nga rotarianët e Gjakovës

Last updated: 20/11/2023 12:54 AM
105 Shikime
Shpërndaje
Foto: KultPlus

Ishin rotarianët e Gjakovës, të cilët në objektet e qendrës së re të pensionistëve në Gjakovë (donacion ky i Rotary Club – it gjakovar), mbajtën një takim intereaktiv me shkrimtarin, publicistin e historianin e njohur Jusuf Buxhovi. Paraprakisht z. Buxhovi i ka dhuruar qendrës në fjalë mbi 100 libra dhe vepra të ndryshme të tij, duke e pasuruar dhe begatuar këndin e librave në këtë objekt. Këta libra i pranoi kryetari i rotarianëve gjakovar Agron Abrashi.

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, i ftuar nga rotarianët gjakovar duke bashkëbiseduar me ta ka shpalosur fakte histografike që lidhen me ndikimin e të pavërtetave nga historianë serbë në historinë shqiptare. Ai ka akuzuar Kosovën dhe Shqipërinë se në tekstet shkollore po fusin gënjeshtra historike. “Sot është një problem shumë i madh sepse këtë çështje, këtë gënjeshtër të tyre e ka pranuar histografia shqiptare, po flas për këtë institucionale dhe këtë të Kosovës, dhe ata gjithkund thonë Car Dushani, Car Llazari , mbreteria mesjetare serbe dhe e kanë inkorporu edhe në tekstet shkollore, shkruan KultPlus.

Foto: kultplus

Kjo gënjeshtër vazhdon, ne tash, edhe histografia e Kosovës edhe e Shqipërisë, në tekstet shkollore është shumë skandaloze e shet kët gënjeshtër serbe si një të vërtetë historike që nuk ekziston” . Buxhovi ka kërkuar një qëndrim të përbashkët shkencor të akademive të Kosovës dhe Shqipërisë ku do të trajtoheshin këto tematika dhe të pranoheshin faktet që dihen botërishtë.

Mundesh me e lexu edhe…

Një ‘green card’ luksoze? Prezantohet “Trump Card” për milionerët

Më tutje Buxhovi ka fajësuar Akademinë e Shkencave të Kosovës dhe atë të Shqipërisë, duke thënë se akomodimet politike po i bëjnë që të heshtin karshi këtyre të pavërtetave dhe dëmeve historike.“Kam insistuar shumë herë mirëpo vazhdimisht kam has në kundërshtim sepse janë historianët të cilët e udhëheqin sot Akademinë e Shkencave në Shqipëri dhe Kosovë, pra institucional, janë kryesisht të mendësisë ideologjike. Kanë bërë libra, kanë bërë tituj, një pjesë e tyre janë hy edhe në shërbime të politikës për fat të keq dhe janë akomodu shumë mire materialisht dhe me pozicione të tyre. Poqese do të pranohej diçka e tillë, shumë libra të tyre duhet të zhvlerësohen, dhe shumë tekste shkollore duhet të rishkruhen. Aty ka gjithçka pos shkencës. Ka pedagog të mirë por jo shkencëtar!”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shkrimtari, historiani dhe ish gazetari e publicisti Buxhovi i pyetur nga të pranishmit pse Kosova sot është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka asnjë gazetë, ai u shpreh se në Kosovë gazetaria ka vdekur duke shtuar se kjo vlen në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. Z. Buxhovi arsyetoi këtë me faktin se gazetaria është bërë mjet i më të fortit duke aluduar sidomos në partitë politike për blerjen e mediave të ndryshme që më pastaj i shfrytëzojnë për qëllimet e tyre.

Ndërsa duke folur për gjendjen e kulturës në Kosovë, Buxhovi u shpreh “Në këtë periudhë të pasluftës ka ndodhur një akulturim i madh. Sepse në vendet kyqe të kulturës janë vënë njerëzit politikë që shumë pak marrin vesh me art dhe kulturë! Ja psh Gjakova qytet me personalitete të njohura dhe tënshumta në këtë fushë dhe qyteti me më shumti shkrimtarë në tërë hapësirën shqiptare, sot e 24 vite është lënë anash dhe ngjan në shkretëtire kulturore!”

Përndryshe me veprat e tij Jusuf Buxhovi ka arritur të ndërtojë një opus të gjërë si vepra letrare, publicistike dhe historiografike.

Vepra letrare e Jusuf Buxhovit ka nis me librin me tregime “Cirku” (1972), për të plotësuar pastaj si një opus të madh ku përfshihen tregimtaria, novela, romani e drama.
Pjesën më interesante të Jusuf Buxhovit e përbën edhe publicistika e tij e përmbledhur në librin “Fletëza gjermane” (2008).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kurse një kapitull i veçantë i veprimtarisë se tij shkencore e intelektuale përfaqëson vepra e tij historiografike, që si kulm është vepra voluminoze në disa vëllime ”Kosova 1 2 3” më vonë e plotësuar edhe me pesë vëllime të tjera. Pra historia e Kosovës si pjesë e historisë shqiptare e shikuar nga një këndvështrim i ri ku përjashtohen stereotipet e deritanishme. Vepër kjo që u përkthye dhe u botua ne SHBA në gjuhën angleze.

Me veprën historiografike dhe me vëllimet nga proza artistike , tregime, novela, drama, kritikë letrare, romanet e njëpasnjëshme të karakterit historik, me publicistikën dhe veprat historiografike, ka ndërtuar një opus fenomenal prej një krijuesi dhe mendimtari të angazhuar e te guximshëm në mënyrë permanente. Rezultat i angazhimit të tij si mendimtar është edhe veprimtaria e tij poliedrike ku si majë e piramidës qëndron intelektualizmi i tij që është jetësisht i lidhur me proceset dhe ngjarjet historike e kulturore të vendit. /Katror.info

Autor: Blerim Valla

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Certifikimi i partive për zgjedhjet lokale, deri më 23 qershor
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një ‘green card’ luksoze? Prezantohet “Trump Card” për milionerët
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    WhatsApp po merr një veçori të re që kërkohej nga përdoruesit
TAGGED:dhuronGjakovejusuf bxhovilibrapeopleqendra e pensionistëverotarianet e gjakovestophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Gjermania, Italia dhe Franca do të rregullojnë bashkërisht inteligjencën artificiale
Artikulli i ardhshëm Genti, Qyteti i Festivaleve që mban titullin “Qytet krijues i muzikës”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”

10 Shikime
People

Ekspozita “Testament”, sonte në Muzeun e Mitrovicës

19 Shikime
People

‘Lutje Zotit’, e presidentit Rugova në Ditën e Çlirimit më 12 qershor, 1999

28 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?