Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se ish-punëtorët e disa Ndërmarrjeve Shoqërore mund të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për përpilimin e listës fillestare për shpërndarjen e 20%-it të të ardhurave nga privatizimi.
Sipas AKP-së, publikimi i njoftimit për mbledhjen e dokumenteve do të bëhet më 26, 27, 28, 29 dhe 30 mars 2025, ndërsa lista përfshin ish-punëtorët e këtyre ndërmarrjeve:
• Prishtinë: Monting Energetika, Lidhja e Kooperativave të Kosovës, Borba, Proleter
• Mitrovicë: Kosova Azbest, Savermeni Dom, BIP Bograd
• Ferizaj: KB Babush i Serbëve
• Drenas: KB Tersteniku Terstenik
• Pejë: Ag Cop Rogova, KB Gorazhdevc, KB Radavc
• Gjakovë: KB Bistrazhini, Enti i Projektimit Ening
• Rugovë: KB Kooperimi
• Deçan & Klinë: Stacionet e Veterinës
Të gjithë të interesuarit mund të gjejnë më shumë detaje dhe udhëzime për procesin në uebfaqen zyrtare të AKP-së: www.pak-ks.org, njofton AKP./Katror.info
Përgatiti:
