Çaga është kërpudhë parazite që rritet në mështekën, në lëvore që ngjan si e djegur në formë brazdash. Me mijëra vjet përdoret në gjithë Evropën dhe Azinë, ku për shkak të cilësisë së saj shëruese ka qenë e njohur edhe me emrat “dhuratë e Zotit” dhe “Mbretëreshë e bimëve”.

Rritet në male me mështekna në gjithë Evropën Veriore dhe Evropën Lindore, në Rusi, Kore, por edhe në trojet shqiptare. Banorët e vjetër të Azisë e kanë përdorur për ruajtjen e balancës së shëndetshme natyrore (chi), duke besuar që rinon organizmin, zgjat jetën dhe forcon imunitetin, përcjell Telegrafi.
Cilësia e saj shëruese është dokumentuar në regjistrimin më të vjetër zyrtar të materieve shëruese, në librin kinez Shennong Ben Cao Jing të vjetër 2300 vjet.

Në atë vepër, falë cilësive të saj të llojllojshme dhe të gjithëmbarshme shëruese është quajtur edhe “bimë e mbifuqishme”.
Sot në këtë kërpudhë bëhen hulumtime të shumta dhe gjithnjë e më shumë njerëzit zbulojnë fuqinë e saj shëruese, transmeton. /Katror.info
Përgatiti:
