katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    7 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    7 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    7 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    16 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    16 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    16 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    13 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    16 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Gjyshërit nga Kosova që për herë të parë udhëtuan pa viza te nipi e mbesa
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Gjyshërit nga Kosova që për herë të parë udhëtuan pa viza te nipi e mbesa

Last updated: 17/01/2024 12:00 AM
249 Shikime
Shpërndaje
Foto: Bujar Terstena-RFL-RE
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Gjyshërit nga Kosova që për herë të parë udhëtuan pa viza te nipi e mbesa

Derisa po pinin kafenë e zakonshme të mëngjesit në Prishtinë, ditën e parë të vitit 2024, Palokë Berishaj bashkë me gruan e tij, Radicën, morën një telefonatë me një kërkesë jo aq të zakonshme.

I biri Viktori, që jeton në Bruksel të Belgjikës, iu tha të bëhen gati për një fluturim pasdite, që do t’i dërgonte ata për një vizitë të shpejtë atje.

“Mendoja se po bën shaka”, thotë Paloka, për të cilin udhëtimet për në Evropë nuk kanë qenë aq të thjeshta për vite me radhë.

Mundesh me e lexu edhe...

FFK organizon punëtori për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s 2026–2027

Por, me nisjen e vitit 2024, qytetarëve të Kosovës iu mundësua udhëtimi pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 vendeve të Evropës, raporton Radio Evropa e Lirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kosova ishte e fundit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që e fitoi këtë të drejtë. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kishin nga viti 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina nga viti 2010.

“Ka qenë një padrejtësi shumë e madhe”, thotë Paloka për Radion Evropa e Lirë.

Për çiftin Berishaj, pjesa më e bukur e vizitës ishte takimi me Janin dhe Rozën – nipin shtatë vjeç dhe mbesën katër vjeçe.

“Më merr malli pa masë për nipin e mbesën. Ata janë krejt bota jonë. Asgjë nuk krahasohet me këtë, [me mundësinë] që të shëtisim me ta nëpër Bruksel”, rrëfen Paloka.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çifti nuk u mërzit shumë që një problem teknik në avion e shtyu fluturimin për të nesërmen, pasi, siç thotë Paloka, e gjithë përvoja e udhëtimit kësaj radhe ishte e këndshme.

Ai kujton se për udhëtimet e mëhershme, i duheshin disa javë për t’i përgatitur dokumentet, pastaj caktimi i terminit në ambasadë, pagesa, marrja e vizës e deri te përballja me pyetje të shumta gjatë kontrollimit të pasaportës në aeroport.

“[Tani] nuk patëm kurrfarë problemi. [Polici kufitar më pyeti] për qëllimin e vizitës… sa mendoni të rrini… kaq”, përshkruan 69-vjeçari përvojën në Aeroportin e Prishtinës.

Rrëfimin ia ndërpret Radica, duke ia kujtuar një “shkëmbim interesant” me policin belg, që ua kishte kontrolluar pasaportat gjatë kthimit nga Brukseli.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Një polic i ri, që [siç duket] e kishte ditën e parë të punës pas Vitit të Ri, po e shikon pasaportën në dalje nga Brukseli… Po thotë: ku e keni vizën? Unë i thashë: ne nuk kemi nevojë për vizë”.

Pasi u konsultua me kolegun e tij, Paloka thotë se polici kërkoi falje dhe ata e kaluan në mënyrë të rregullt kontrollin.

Çifti qëndroi pesë ditë në Bruksel dhe gjatë asaj kohe vizitoi edhe qytetin tjetër belg, Gent.

Vizat për Berishajt: Ankth, stres e nervozizëm

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Të dy të pensionuar, çifti jeton në Prishtinë. Me prejardhje nga Mali i Zi, Paloka kreu studimet në Fakultetin Elektroteknik në Prishtinë dhe për kohë të gjatë punoi në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ndërsa Radica, me prejardhje nga Serbia, ishte mësimdhënëse e gjuhës serbo-kroate dhe më vonë zyrtare për mësim tërëjetësor në Ministrinë e Arsimit në Kosovë.

Të dy ishin larguar nga puna në vitet ’90, kur regjimi i atëhershëm serb ndërmori masa të dhunshme në Kosovë.

Ata iu rikthyen karrierës pas përfundimit të luftës më 1999.

Puna në Ministri të Arsimit dhe departamenti specifik që udhëhiqte, Radica thotë se i kërkonte të vizitonte vende të Evropës, për trajnime e seminare të ndryshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“[Procedura e marrjes së vizës] më ka bërë jo vetëm të nervozohem, por edhe të stresohem shumë… Edhe burri e di se çdo dokument për të cilin kam pasur nevojë, më ka shkaktuar stres… Vërtet nuk kam dëshirë të merrem me pjesën administrative”, thotë Radica.

Radica, megjithatë, e konsideron veten me fat, pasi, siç thotë, vizat me ftesa zyrtare i kishin shpenzimet e mbuluara dhe nuk refuzoheshin.

“Kam qenë dëshmitare kur disa njerëz e kanë paguar vizën, kanë pritur, kanë pasur shpresa për të udhëtuar, kanë planifikuar… por për shkak të mosmarrjes së vizës, i kanë anuluar të gjitha”, rrëfen 67-vjeçarja.

Sipas një raporti të Grupit për Ballkanin në vitin 2022, qytetarët e Kosovës kanë paguar mesatarisht 165 euro për aplikimin për vizë në zonën Schengen.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndër vite, shifra e shpenzimeve për të gjithë kosovarët ka arritur në dhjetëra miliona euro.

Ky hulumtim thotë se qytetarët kanë pritur mesatarisht nga një deri në gjashtë muaj deri në përfundimin e procedurës për vizë dhe se, me gjithë pritjet dhe procedurat, një numër i aplikuesve është përballur me përgjigje negative.

Sporteli, qelqi dhe pyetjet në mesin e tragjedisë familjare

Viza e fundit që Palokës iu desh ta merrte për vizitë në Evropë, para lëvizjes së lirë, nuk ishte as për qejf e as për punë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo iu desh për të arritur në varrimin e vëllait që i vdiq në Francë para dy vjetësh.

“Nga tradita e malësorëve, kur vdes dikush, njerëzit edhe prej Amerikës vijnë atë ditë për të qenë në varrim. Është diçka tepër e rëndësishme”, thotë Paloka.

Mendimi i parë që i erdhi pas tragjedisë ishte se si ta siguronte vizën në kohë mjaftueshëm të shpejtë për të arritur në varrim.

“Ky ka qenë ankthi i parë, tmerri i parë, reagimi im i parë. Jo që më vdiq vëllai, por që unë nuk mund të jem atje”, kujton ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me ndihmën e familjarëve dhe të njohurve në ambasadë, ai arriti ta siguronte terminin për pak ditë.

“…por, të gjitha këto protokollet tjera më është dashur t’i ndjek, të shkoj në komunë, në bankë, sigurimin shëndetësor… Ka qenë një kaos dyditor për t’i siguruar të gjitha dokumentet”, kujton Paloka.

Përveç këtij rasti, ai thotë se është ndier i diskriminuar gjatë të gjitha përpjekjeve të tij për të udhëtuar si qytetar i Kosovës para vitit 2024.

“Paramendoni diskriminimin kur i shihni njerëzit që kanë pasaportat e Malit të Zi, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut… ka plot shqiptarë që i kanë këto pasaporta. Dhe, kur niseshe në rrugë me ta, mua më duhej të kaloja nëpër procedura [e atyre jo]”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ndjenja kur je pas një qelqi të sigurisë së lartë, është një njeri që bisedon me ty, që të bën pyetje… A keni para, a nuk keni para, kur do të ktheheni? Vendosi gishtërinjtë (për skanim) …”, kujton Paloka procedurat gjatë udhëtimeve të mëparshme.

Duke mos dashur të ankohet shumë për të kaluarën, çifti Berishaj thotë se mezi pret ta vizitojë më shpesh familjen e djalit në Bruksel, por të bëjë edhe udhëtime të tjera.

“Tash kemi edhe kohë, jemi në pension. [E kemi menduar] Dubrovnikun në Kroaci. Do të shkojmë përmes Malësisë [në Mal të Zi] se burri është prej atje. Stacioni i parë: Malësi. Pastaj: Dubrovnik”, thotë Radica./REL/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:BelgjikeBrukselEuropaGjysheritLajme te miraLiberalizimi i vizavetop1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kujdesi që ju duhet për veshkë më të shëndetshme
Artikulli i ardhshëm Ansambli Popullor “Jehona Jonë” performon në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

51 Shikime
Lajme të mira

Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?