Të shtunën më 20 janar do të mbahet Kampionati i Kosovës për Senior në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.
Këtë e ka bërë të ditur Federata e Kosovës në Xhudo, shkruan rtv21.tv.
“Të shtunën, me 20 janar 2024, mbahet Kampionati i Kosovës për Senior në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, duke filluar nga ora 10:00. Në këtë Kampionat do të marrin pjesë klubet e xhudos të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Federatës në Facebook./Katror.info