Një copë hekuri gjashtëkëndore, e lëmuar, e marrë nga monumenti ikonë i Francës, Kulla Eiffel, po futet në çdo medalje ari, argjendi dhe bronzi që do të varet në qafën e atletëve në 26 korrik deri më 11gusht që do garojnë në lojërat olimpike që do zhvillohen në Paris.
Duke bërë histori në Lojërat Olimpike të Parisit, medalistët do të marrin me vete Francën dhe historinë e saj në shtëpi.
Organizatorët e lojërave olimpike zbuluan dizajnin e tyre revolucionar të enjten, përcjell Katror.info.
Simone Biles ka shtatë medalje nga dy Olimpiadat e saj të mëparshme dhe LeBron James ka dy medalje të arta dhe një bronz nga Londra, Pekini dhe Athina. Por, as nga ata atletë që synojnë Olimpiadën e Parisit dhe as ndonjë nga afërsisht 36,600 medalistët e tjerë në 29 Lojërat Olimpike Verore të mëparshme që nga 1896, nuk kanë pasur ndonjëherë një të tillë.
A JANË VËRTETË KËTO COPËZA TË KULLËS EIFFEL?
Absolutisht. Kulla e gjatë 330 metra (1,083 këmbë) është e përbërë nga 18,038 pjesë hekuri. E ndërtuar për Panairin Botëror të 1889 – i cili festoi 100 vjetorin e Revolucionit Francez – kulla e inxhinierit Gustave Eiffel ishte menduar të qëndronte vetëm për 20 vjet. Kulla 135-vjeçare është një veterane e dy Lojërave Olimpike të mëparshme – në 1900 dhe 1924, e fundit e mbajtur në Paris, raporton AP News.
“Koncepti erdhi pas disa diskutimeve. Kuptuam se ekziston një simbol i njohur në mbarë botën, që është Kulla Eiffel. Ne thamë me vete: “Hej, po sikur t’i drejtoheshim Kompanisë Operative të Kullës Eiffel për të parë nëse është e mundur të marrim pak nga Kulla Eifel për t’a integruar në medalje?”, tha Roncin.
“Kompania ra dakord dhe “ëndrra u bë realitet”. Është me të vërtetë pak metal nga Kulla Eifel”, shtoi tutje ai.
Pjesët e hekurit të ngulitura në qendër të medaljeve olimpike peshojnë secila 18 gram. Sipas Joachim Roncin, kreu i dizajnit në komitetin organizativ të Lojërave në Paris, këto copëza u prenë nga trarët dhe copa të tjera që u ndërruan nga Kulla Eifel gjatë rinovimeve të cilat u ruajtun, sipas Joachim Roncin, kreu i dizajnit në komitetin organizativ të Lojërave në Paris./Katror.info