Ka mbetur edhe pak kohë deri tek fillimi i Kupës së Botës.
Kombëtarja e Francës tashmë po bën përgatitjet e fundit, ku ndodhet në grup me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë.
Fracezët kanë fituar dy herë kupën e Botës, ndërsa për momentin mbesin kampioni në fuqi pasi fituan Kupën e Botës në vitin 2018.
Ka emra të njohur nga trajneri Deschamps brenda listës, por sipas mediave franceze, ky pritet të jetë formacioni bazë për këtë kompeticion.
Lloris, Hernandez, Konate, Varane, Pavard, Tchouameni, Fofana, Rabiot, Griezmann, Mbappe, Benzema.
Me këtë formacion të lojtarëve, kombëtarja Franceze do të përpiqet ta ruaj titullin e kampionit.
Ndërsa në mesin e lojtarëve të Francës ka edhe të tillë që në Kupë të Botës do të paraqiten për të fundit herë në karrierë, dhe njëri ndër ta është Olivier Girund./Katror.info
