Apple ka prezantuar një buton të ri të Camera Control në iPhone 16 dhe i njëjti trend do të vazhdojë me serinë e ardhshme. Megjithatë, informacionet e reja sugjerojnë se kompania planifikon ta heqë këtë buton kur të vijë iPhone 18. Apple do ta anashkalojë këtë buton kur bëhet fjalë për iPhone 18, gjë që thuhet se janë njoftuar edhe furnizuesve.
Arsyeja për këtë ndryshim, siç theksohet, është se klientët thjesht nuk e përdorin mjaftueshëm, por edhe për të kursyer para. Butoni i Control Camera u shtua në iPhone 16 me motivin e ofrimit të një mënyre të përparuar për të kontrolluar kamerën dhe reagimet e përdoruesve kanë qenë të përziera. Shumë e vlerësuan butonin për komoditetin e tij, por disa ende e konsiderojnë të padobishëm, përcjell TAR.
Apple po zhvillon sistemin e saj të ri operativ me emrin e koduar “Charismatic”, sipas Mark Gurman të Bloomberg. Me shumë mundësi bëhet fjalë për sistemin operativ “homeOS”, për të cilin është spekuluar për një kohë të gjatë. Gurman tha se qendra e re e Apple për shtëpi inteligjente dhe roboti i desktopit do të mbërrijnë në vitin 2026 dhe 2027 dhe do të përdorin sistemin e ri operativ.
Ai shtoi se platforma e softuerit do të kombinojë elemente të tvOS dhe watchOS dhe pritet gjithashtu një rrjet gjashtëkëndor aplikacionesh, njësoj si në Apple Watch. Platforma do të ketë mbështetje për shumë përdorues, sipas Gurman. Përdoruesit do të bashkëveprojnë kryesisht me të duke përdorur komanda zanore për asistentin Siri, por prekja do të jetë gjithashtu një opsion. /Katror.info