katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    20 seconds ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    14 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    2 hours ago
    Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    21 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    21 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    21 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    21 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: A duhet qe kolegët të diskutojnë pagën e njëri-tjetrit?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

A duhet qe kolegët të diskutojnë pagën e njëri-tjetrit?

Last updated: 06/03/2023 11:11 PM
125 Shikime
Shpërndaje
Foto: cbsnews
  1. katror.info>
  2. Life Style>
  3. A duhet qe kolegët të diskutojnë pagën e njëri-tjetrit?

Të treguarit e pagës mes kolegëve në disa vende konsiderohet si tabu dhe në disa kompani kjo është e ndaluar nga departamentet e burimeve njerëzore. Por, duke e vënë theksin mbi barazinë e pagave në vendin e punës, duke përfshirë mbylljen e hendekut gjinor dhe racor të pagave, idetë rreth asaj që duhet të dimë për pagën e kolegëve tanë po ndryshojnë në mënyra që të mund të përfitojnë njësoj si punonjësit ashtu edhe punëdhënësit.

“Transparenca e pagave është e ardhmja. Nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur atë”, ka thënë David Turetsky, një ekspert i pagave në Salary.com.

“Disa shtete madje po kodifikojnë që kur postojnë një vend pune, aty duhet të përfshihet edhe shuma e pagës që ofrohet për atë pozicion”, ka shtuar tutje ai.

Mundesh me e lexu edhe...

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

Për punëtorët e një kompanie të kuptuarit se sa fiton dikush në një pozicion që mbanë një pozitë identike mund të ekspozojë pabarazitë e pagave brenda një organizate, edhe pse pa garantuar rritje. Por të paktën ndërgjegjësimi për mospërputhje të tilla mund të inkurajojë punëtorët e paguar më pak të kërkojnë rritje. Po ashtu kjo mund të çojë në xhelozi, siklet dhe pakënaqësi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo nuk është asnjëherë ide e mirë

Ekzistojnë dy shkolla të përgjithshme të mendimit për këtë çështje. Nga njëra anë, disa ekspertë të pagave dhe karrierës thonë se është një ide e keqe që individët të pyesin kolegët se çfarë page marrin.

“Nuk është kurrë një ide e mirë t’i drejtoheni kolegut dhe të pyesni se sa para marrin. Kjo nuk sjellë asgjë të mirë”, tha Turetsky.

Një shqetësim tjetër është se biseda të tilla informale mund të rezultojnë që njerëzit të dinë më pak dhe jo më shumë për shkallët e pagave drejtuese të një kompanie.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kolegu juaj mund të jetë duke ju gënjyer dhe duke ju bërë lojëra për të parë se si po reagoni. Ata mund të mos i tregojnë të gjitha kartat e tyre. Ose mund të mos ju tregojnë se ata fitojnë një bonus dhe ju jo”, ka thënë tutje ai.

Në vend të kësaj, Turetsky beson se të gjitha bisedat rreth pagave duhet të kanalizohen përmes një menaxheri ose departamenti të burimeve njerëzore.

“Këto janë vendime biznesi që kanë të bëjnë me ju si punonjës në atë punë. Paga e gjitha bazohet në marrëveshjen që keni bërë me punëdhënësin tuaj kur keni filluar,” tha ai.

Një pikë referimi për atë që ju vleni

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në të vërtetë, tregu i sotëm i punës duket shumë më ndryshe krahasuar me atë para pandemisë. Punëtorët braktisën punën e tyre me ritme rekord gjatë të ashtuquajturës “Dorëheqje e Madhe” dhe punëdhënësit tani duhet të paguajnë paga më të larta ose të ofrojnë joshje të tjera ndërsa konkurrojnë për talent.

“Në këto kohë të ‘Dorëheqjes së Madhe’, ka inflacion pagash”, ka thënë Brian Bloom, nënkryetar i përfitimeve globale për departamentin e burimeve njerëzore të “Korn Ferry”. “Dikush që është që disa ditë brenda kompanisë mund të marrë një rritje prej 3% -4% çdo vit, dhe dikush që sapo vjen mund të dyfishohet. Këtu hasni probleme në një treg pune të paqëndrueshëm – ku është e vështirë të jini transparentë dhe arrini barazi kur kemi këtë mungesë të fuqisë punëtore dhe konkurrencë për talent”, ka thënë tutje ai.

Por nëse një kompani ka një strukturë kompensimi të vendosur mirë me diapazonin e pagave të lidhura me nivelet e punës, Bloom mbështet punëtorët që të pyesin se çfarë bëjnë të tjerët.

“Për organizatat që kanë një strukturë shumë të vendosur pagash me grupe pagash shumë të qarta, nota të punës dhe transparencë në përparimin e karrierës, mendoj se është një ide e mirë të pyesësh”, ka theksuar Bloom.

Kur i keni të gjitha këto njohuri, ju mund t’i drejtoheni menaxherit tuaj t’i bëni pyetje ose të diskutoni në përgjithësi se çfarë fshihet pas një hendek në dukje pagash.

“Për individët, profesionistët një pyetje e tillë është një pikë referimi për atë që mendoni se duhet të paguheni”, ka thënë Joanna Kim-Brunetti, shefe ligjore në Trusaic, një kompani softuerësh që ndihmon firmat të kryejnë auditime të barazisë së pagave./AkademiPune/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:kolegetLifestylepagatstudimivendi i punes

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Nëse doni të merrni vendimet e duhura, kjo pyetje e thjeshtë do t’ju ndihmojë
Artikulli i ardhshëm Njihuni me efektet e mjaltit tek diabetikët!
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

33 Shikime
Life Style

Ndryshime të reja në App Store: Apple dhe Google angazhohen për më shumë transparencë

35 Shikime
Life Style

A duhet të përdorim AI për këshilla mjekësore?

54 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?