Ngjitja e shkallëve është një nga format më të thjeshta dhe praktike të aktivitetit fizik, që sjell përfitime të shumta për trupin dhe trurin.
Ky ushtrim i përditshëm, që nuk kërkon pajisje apo palestër, është ideal për ata që kanë pak kohë, por duan të mbajnë veten në formë, shkruan Top Radio Albania
Përfitime për trurin
Ekspertët thonë se ngjitja e shkallëve stimulon qarkullimin e gjakut, duke çuar më shumë oksigjen në tru dhe përmirësuar kujtesën e përqendrimin.
Gjithashtu, ndihmon në uljen e stresit dhe ankthit përmes prodhimit të endorfinave – hormonit të “lumturisë”.
Përfitime për trupin
Për trupin, ngjitja e shkallëve është një formë e shkëlqyer ushtrimi që forcon këmbët dhe vithet, përmirëson shëndetin e zemrës dhe ndihmon në djegien e kalorive.
Po ashtu, rrit balancën dhe koordinimin, duke ulur rrezikun e rrëzimeve, veçanërisht tek të moshuarit.
Meqë nuk kërkon mjete ndihmëse, kjo është një mënyrë efikase për të qëndruar aktiv në përditshmëri – mjafton të kesh disa shkallë pranë. /Katror.info
Përgatiti:
