Viti 2025 pritet të jetë një vit i jashtëzakonshëm për industrinë e muzikës, me disa prej emrave më të mëdhenj të planetit që do të performojnë në qytetet evropiane, përfshirë Beyoncé, ACDC dhe Pitbull dhe shumë artistë të tjerë.
Me një kalendar të mbushur me festivale dhe koncerte ndërkombëtare, muzika vazhdon të mbetet një pjesë e pandashme e kulturës sonë.
Sipas një studimi të ri nga Accor, Berlini është shpallur kryeqyteti i muzikës live për vitin 2025.
Kryeqyteti gjerman ka planifikuar 1,161 koncerte dhe ka marrë një vlerësim mesatar prej 4,56/5 për ngjarjet e drejtpërdrejta, duke arritur një rezultat të përgjithshëm prej 88,2/100.
Ja disa nga qytetet më të mira në Evropë për muzikë live:
1. Berlini
2. Manchester
3. Londra
4. Dublini
5. Parisi
6. Hamburgu
7. Birmingham
8. Pragë
9. Mynihu
10. Amsterdami
Për ata që janë të pasionuar pas muzikës, duket se Berlini është destinacioni kryesor për vitin 2025! /Katror.info
Përgatiti:
