SHBA-së i është kërkuar t’i bëjë të ditura provat për UFO pasi një ish-zyrtar i inteligjencës amerikane ka ngritur pretendime se qeveria atje ka në posedim automjete aliene “të paprekura”.
Ish-zyrtari i inteligjencës David Grusch, i cili drejtoi analizën e fenomeneve të pashpjegueshme (UAP) brenda një agjencie të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, ka pretenduar se SHBA-të kanë objekte me origjinë jo njerëzore.
Sipas The Guardian, Informacioni mbi këto objekte po mbahet fshehur në mënyrë të paligjshme nga Kongresi, tha Grusch për Debrief.
Në vitin 2021, Pentagoni publikoi një raport mbi UAP – term ndaj UFO-ve – ku u shënuan më shumë se 140 raste të takimeve me UAP, që nuk mund të shpjegoheshin. /Katror.info
Përgatiti:
