Shumë njerëz pëlqejnë të pinë ujë të gazuar. Edhe pse është një zgjedhje më e mirë se lëngjet me sheqer dhe pijet e tjera që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, ekspertët paralajmërojnë se uji i gazuar duhet të konsumohet me masë.
Për adhuruesit, uji i gazuar ofron një përvojë që uji i zakonshëm nuk mund ta bëjë: zhurma e flluskave kur hapni një shishe, therja në gojë kur pini, dhe nganjëherë një aromë e butë “natyrale”.
Uji i thjeshtë është i shkëlqyeshëm për hidratim, por “do të habiteshit sa njerëz nuk duan të pinë ujë të thjeshtë, sepse nuk u pëlqen shija”, thotë Anna Linge, dietologe e regjistruar në Qendrën Mjekësore Universitare në Washington DC, duke shtuar se “shtimi i flluskave e bën atë më të pranueshëm”.

Dietologët pajtohen që uji i gazuar, i cili përfshin ujë të gazuar artificial, është po aq hidratues sa uji i zakonshëm, por uji i rubinetit ka një avantazh shtesë – ai përmban fluor, i cili ndihmon në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve, shkruan The New York Times.
Por kini parasysh se uji i gazuar ka më shumë acidik se i zakonshmi.
Uji i gazuar përmban dioksid karbon, i cili shndërrohet në acid karbonik në kontakt me pështymën duke ulur pH në gojën tuaj.
Shijet që kanë një vlerë të ulët pH mund të jenë të dëmshme për dhëmbët, duke rritur mundësinë e kariesit. Sidoqoftë, duhet të theksohet se uji mineral është shumë më i shëndetshëm për dhëmbët sesa lëngjet e gazuara ose të frutave, siç tregohet nga rezultatet e një studimi të botuar në vitin 2016 në revistën e Shoqatës Amerikane të Dentarëve.