katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së
    9 hours ago
    Perspektiva e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bumi turistik çon bizneset kosovare kah Tirana!
    9 hours ago
    Presidentja Osmani i ndan Urdhrin e Lirisë Harry Bajraktarit
    12 hours ago
    Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare përshpejton digjitalizimin drejt një infrastrukture moderne
    13 hours ago
    Fëmijët vizitojnë IHMK në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”
    13 hours ago
    IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore
    3 days ago
    Grand Prix Zagreb 2025 nis sot, Kosova me gjashtë xhudistë në garë
    4 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney i bashkohet protestës së industrisë muzikore kundër AI me një këngë… pa zë
    13 hours ago
    David Szalay fiton çmimin “Booker 2025”
    13 hours ago
    Ermonela Jaho sjell emocion të madh në Gjakovë
    13 hours ago
    Dolly Parton nderohet me Çmimin Humanitar, ndërsa Tom Cruise shkruan histori në ceremoninë e Akademisë
    15 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    25 sanduiçet më të mira në botë
    13 hours ago
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    3 days ago
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    4 days ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Linja e re e trenit të natës rikthen udhëtimin Paris–Berlin
    12 hours ago
    Si e kanë interpretuar njerëzit aurorën për mijëra vite?
    15 hours ago
    Madridi apo Barcelona – cila është qyteti më i mirë spanjoll?
    4 days ago
    Leiden, streha historike e filozofëve dhe shkencëtarëve
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: A janë zgjedhjet e parakohshme rruga e vetme për dalje nga kriza?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

A janë zgjedhjet e parakohshme rruga e vetme për dalje nga kriza?

Last updated: 02/10/2025 4:37 PM
83 Shikime
Shpërndaje
Foto: REL

Një tjetër muaj, një tjetër vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, një tjetër moment paqartësie.

Contents
Si erdhëm deri këtu?A do të prodhonin rezultat tjetër zgjedhjet e reja eventuale?Si mund të arrihet deri te zgjedhjet?

Situatë e përsëritur disa herë këtë vit. I vetmi dallim është që partitë më të mëdha shqiptare nuk e komentuan pothuajse fare vendimin e Gjykatës, e cila tha se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar, dhe se kanë mbetur edhe 12 ditë për ta finalizuar procesin, prej momentit kur aktgjykimi të publikohet i plotë në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Nëse i analizojmë faqet zyrtare të partive në rrjete sociale, krerët e tyre duken shumë të zënë me fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, apo me takime me zyrtarë të huaj.

Mundesh me e lexu edhe...

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

Por, njohësit e çështjeve politike iu sugjerojnë atyre të ruajnë pak energji, sepse me shumë gjasë do t’iu duhet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sociologu nga Prishtina, Artan Muhaxhiri beson se nuk ekziston asnjë mundësi tjetër për të dalë nga kriza institucionale në të cilën gjendet vendi.

“Nuk ka asnjë logjikë që të vazhdohet me këtë bllokadë. Për fat të keq, e kemi një absurditet, që as Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si fituese e zgjedhjeve, dhe as partitë tjera, nuk dëshirojnë ta bëjnë shumicën, nuk kanë vullnet, nuk kanë guxim, nuk kanë ide”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).

“Për këtë arsye, opsioni më i mirë është që të shkohet në zgjedhjet e reja, që të rilegjitimohen partitë politike, liderët, deputetët dhe të tentohet një kthim në normalitet”, shprehet Muhaxhiri.

Për politologun Dritëro Arifi, zgjedhjet nuk janë zgjidhje, por janë mënyra e vetme për t’u larguar nga ajo që ai e quan “marrëzi politike”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Vendi është, realisht, në anarki, Kosova është në anarki totale. Parlamenti nuk ka kontroll, as mbi Qeverinë, as mbi Policinë, as mbi ushtrinë, as mbi inteligjencën. Realisht është vend pa kontroll”, thotë ai për REL-in.

Si erdhëm deri këtu?

Ende pa u formuar institucionet e reja nga zgjedhjet e 9 shkurtit lindën idetë për zgjedhje të reja, teksa situata është gati e pashembullt prej pavarësisë e këndej.

LVV-ja fitoi më së shumti vota në zgjedhje, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë. Për pasojë, partitë më të mëdha kanë dështuar që të arrijnë konsensus për koalicion qeveritar, dhe janë bllokuar në një mori procesesh, duke nisur nga konstituimi i Kuvendit.

Deputetët kanë mbajtur dhjetëra seanca, dhe kanë dalë disa aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, mirëpo procesi nuk është finalizuar me sukses.

Aktgjykimi i fundit ka të bëjë me ankesën e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin të konstituuar edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari serb, por Gjykata konstatoi se diçka e tillë nuk qëndron.

Njohësit e çështjeve politike besojnë se fajin kryesor për situatën e krijuar e ka elita politike, e cila nuk është e interesuar për të gjetur zgjidhje.

Disa, sikurse Dritëro Arifi, besojnë se fajin më të madh për situatën e krijuar e ka LVV-ja.

A do të prodhonin rezultat tjetër zgjedhjet e reja eventuale?

Artan Muhaxhiri beson se po.

“Sipas logjikës politike, do të duhej të kishte [rezultat tjetër], sepse kjo bllokadë ka ardhur kryesisht si pasojë e mungesës së vullnetit politik nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sërish i dëshironte 50 për qind”, thotë ai.

“Qytetarët e Kosovës do të duhej të votonin në atë mënyrë që t’ua impononin bashkëpunimin, sepse sistemi politik në Kosovë është i tillë që pa një bashkëpunim nuk mund të ketë rezultat”.

Si mund të arrihet deri te zgjedhjet?

Në tekstet e plota të aktgjykimeve të lëshuara këtë vit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me krizën në Kuvend, nuk është përmendur ndonjë masë ndëshkuese nëse nuk respektohen afatet kohore të vendimeve që ajo ka marrë.

Arifi beson se ajo vepron kësisoj, pasi nuk mund ta paragjykojë vendimin që marrin deputetët.

“Janë deputetë të zgjedhur, është e vështirë që të penalizohen. Ajo vetëm vlerëson nëse një veprim ka qenë në harmoni me frymën dhe germën e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është krejt çfarë mund të bëjë ajo”.

Sipas tij, për të ndryshuar situatën do të nevojitet ndërhyrja e presidentes, Vjosa Osmani.

“Presidentja do të duhet të ishte shumë më aktive, që ta kemi një Kuvend dhe një qeveri, që të lëvizim tutje, sepse jemi në muajin e 10-të që jemi vend i bllokuar, dhe askush nuk mund të jetë krenar për asgjë”, vlerëson ai.

As Muhaxhiri nuk beson se Kushtetuesja mund ta çojë vendin në zgjedhje, sepse kjo është çështje politike.

“Gjithsesi, presidentja do të mund t’i ftonte liderët e partive politike dhe në bashkëpunim me ta të arrinte në konkluzion që zgjedhjet e reja janë e vetmja mënyrë që të dilet nga kjo bllokadë katastrofale që e ka pllakosur Kosovën prej 9 shkurtit”.

Ndërsa gëlojnë diskutimet për zgjedhjet e reja, faktori ndërkombëtar bën thirrje për zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe për formim të institucioneve sa më shpejt.

Ndër më të fundit ishte apeli i ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav: “Ju lutem, konstituojeni Kuvendin dhe ju lutem formojeni një qeveri”. /REL/Katror.info

TAGGED:Gjykata Kushtetuesekrizakuvenditop1zgjedhjet e parakohshme

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Në Mes Botëve: Rebelimi Artistik i Albana Ejupit
Artikulli i ardhshëm Petrit Halilaj fiton cmimin prestigjioz, paratë i dhuron për Runikun

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Perspektiva e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bumi turistik çon bizneset kosovare kah Tirana!

34 Shikime
Lajme

Presidentja Osmani i ndan Urdhrin e Lirisë Harry Bajraktarit

47 Shikime
Lajme

Supremja shfuqizon dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë

51 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?