LDK shpall fitoren në tri komuna në rund të parë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shpalli fitoren në rund të parë në Istog, Lipjan dhe Junik.
Ai tha se gara është afër të përmbyllet edhe në Pejë që në rund të parë.
“Urojmë fituesin e garës kryesore, Përparim Pamën. Pas 12 vjetësh, në Prishtinë për herë të parë LDK është e para edhe për kryetar edhe për kuvend komunal”, tha ai gjatë konferencës ku i pranishëm ishte edhe Rama. /Katror.info