AC/DC e kanë ndarë një fotografi të formacionit të tyre të ri.
Bendi legjendar do të bashkohet për turneun e tyre të parë pas tetë vjetësh.
Pjesë aktuale e bendit janë vokalisti Brian Johnson, kitaristi dhe vokalisti tjetër, Angus Young, kitaristi i ritmit, Steve Yogung, bateristi Matt Laug, si dhe basisti Chris Chaney.
Stevie Young është nipi i Angusit, dhe ka disa vite që luan me bendin, duke startuar me ta pasi Malcolm Youngu, tashmë i ndjerë, ishte diangostiuar me demencë.
Ndërkaq, Laugu kishte debutuar me bendin në tetor pasi që bateristi Phil Rudd kishte zbuluar që nuk do të performonte me ta./Katror.info