“Halmstad City Airport”, aeroporti i Suedisë teksa njofton fluturimet e reja që do të nisin për herë të parë në Kosovë, Prishtinën e quan, qytet i lezetshëm, historik dhe i gjallë, në kuptimin e rinisë dhe jetës së natës, shkruan albinfo.ch.
“Prishtina është e gjallë, e lezetshme, kozmopolite, qyteti i një shteti më i ri anëtar në Evropë (Kosova shpalli pavarësinë në shkurt 2008) mbetet e paeksploruar nga shumë njerëz”, thuhet në “Halmstad City Airport”.
Nga aeroporti Halmstad GP Aviation Services do të nisin fluturimet në Prishtinë, Kosovë duke filluar nga data 31 mars. Fluturimet do të jenë funksionale deri më 24 tetor me dy nisje në javë; enjteve dhe të dielave. /Katror.info
Përgatiti:
