Aktori Afrim Muçaj është vlerësuar me çmimin “Aktori më i mirë” në edicionin e 15-të të SEE Film Festival 2025, që u mbajt në Paris. Muçaj u nderua për rolin e tij si Rexhe në filmin Everybody Calls Redjo.
Lajmin e ka ndarë vetë aktori përmes një postimi në Facebook.
“Jam i lumtur dhe krenar të ndaj me ju lajmin se aktori Afrim Muçaj, në rolin e Rexhes, Everybody Calls Redjo është shpallur ‘Aktori më i mirë’ në edicionin e 15-të të SEE Film Festival 2025, që u mbajt në Paris”, ka shkruar ai.
Muçaj gjithashtu ka falënderuar jurinë prestigjioze dhe të gjithë ata që besuan në këtë histori filmike.
Juria ndërkombëtare e festivalit këtë vit ka qenë e përbërë nga: Frosa Pejoska-Bouchereau (kryetare), Madalina Vartejanu-Joubert, Igor Stanković, Frederic Fappani von Lothringen dhe Yves Rousslet. /Katror.info
Përgatiti:
