katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
    30 minutes ago
    Rutte bën thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake të NATO-s
    1 hour ago
    KEK shtyn afatin për bizneset për lidhjen e kontratave për furnizim me energji elektrike 
    1 hour ago
    Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    2 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    3 hours ago
    Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni
    5 hours ago
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mitrovica do të mirëpres 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    2 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: AI-ja mund ta bëjë shoqërinë më të mirë, por njerëzit dhe makineritë duhet të punojnë së bashku
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Viral

AI-ja mund ta bëjë shoqërinë më të mirë, por njerëzit dhe makineritë duhet të punojnë së bashku

Last updated: 15/09/2023 11:23 PM
181 Shikime
Shpërndaje
Foto: Global Banking and Finance

Një prej imazheve të para të AI-së [inteligjenca artificiale] që kam hasur, ishte një kokë e bardhë spektrale, armiqësore dhe pa trup. Ishte në lojën kompjuterike Neuromancer, të programuar nga Troy Miles dhe të bazuar në romanin kiberpank të William Gibsonit. Njerëzit e tjerë mund të kenë hasur për herë të parë te HAL 9000 në filmin e Stanley Kubrikut, 2001: Odiseja hapësinore [2001: A Space Odyssey] ose te Samantha nga filmi i Spike Jonzeit, Ajo [Her].

Imazhet nga pop-kultura ndikojnë në përshtypjet e njerëzve për AI-në, por kultura ka marrëdhënie edhe më të thellë me të. Nëse ka diçka që duhet hequr nga ky artikull, është ideja se sistemet e AI-së nuk janë makineri objektive, por përkundrazi të bazuara në kulturën njerëzore: vlerat, normat, preferencat dhe sjelljet tona në shoqëri. Këto aspekte të kulturës sonë reflektohen në mënyrën se si sistemet janë inxhinieruar. Pra, në vend që të përpiqemi të vendosim nëse sistemet e AI-së janë objektivisht të mira apo të këqija për shoqërinë, duhet t’i dizajnojmë për të pasqyruar kulturën pozitive etike që ne vërtet e duam.

Ja një shembull: Roger Dannenberg, profesor në Universitetin “Carnegie Mellon” në Pitsburg, ka krijuar një sistem të AI-së që bën muzikë me njerëzit. I shoqëron interpretuesit bazuar në idetë e tonalitetit, shkallës, ritmit e kështu me radhë, që mund të quhen aspekte të teorisë së muzikës perëndimore. Në anën tjetër, kompozitori dhe studiuesi George E Lewis, që vjen nga një traditë e bazuar në diasporën afrikane – xhazi dhe traditat e tjera, siç nxiten nga Shoqata e Çikagos për Avancimin e Muzikës Kreative – ka krijuar një sistem të quajtur Voyager që është “ambient johierarkik, ndërveprues muzikor, që privilegjinon improvizimin”. Rezultatet janë shumë të ndryshme. Sistemi i Dannenbergut jep rezultate efektive në ndjekjen e një interpretuesi konvencional – tingëllon thuajse i kap notat që pritet. Sistemi i Lewisit, në anën tjetër, krijon befasi në dialogun me një interpretues, ndonjëherë duke prirë me solo, ndonjëherë duke krijuar shtresa te solot njerëzore – teksa as njeriu dhe as makineria nuk dominojnë.

Mundesh me e lexu edhe…

Rutte bën thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake të NATO-s

Tingulli i Voyager-it është diku në mes të tingullit të xhazit avangard të Sun Rait dhe një ansambli të gamelanit xhavanez. Vlerat e çdo sistemi bazohen në kulturat ku muzikantët dhe programuesit bazohen: kontrolli i matshëm vs bashkëpunimi i improvizuar, duke krijuar dallime të rëndësishme në rezultatin e secilit sistem.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në ditët e sotme, sistemet e AI-së kanë role në gjenerimin e tekstit dhe imazheve, në diagnostikimin e sëmundjeve dhe madje edhe në sistemet autonome të armëve. Dikush mund të bëjë sisteme të tilla si ndjekës të njerëzve ose si mbështetje krijuese për njerëzit; mund të shikojmë marrëdhënien midis makinës dhe njeriut si të bazuar në komandë dhe kontroll – ose të bazuar në bashkëpunim, duke kuptuar se çfarë bëjnë njerëzit më mirë dhe çfarë kompjuteri bën më mirë, në mënyrë që ata të mund të punojnë frytshëm së bashku. Të dy qasjet kanë vendin e vet – por, unë mendoj se qasja e fundit aktualisht është më pak e njohur dhe më pak e përshtatur. Krijimi i sistemeve të AI-së bazuar në shumë kultura të ndryshme, me udhëzimet e duhura etike, mund të ndihmojë në korrigjimin e kësaj.

Njerëzit qëllimisht mund t’i dizajnojnë sistemet kompjuterike me vlerat dhe botëkuptimet që ne duam. Për shembull, Qendra e MIT-së për Virtualitetin e Avancuar, të cilën e themelova dhe udhëhoqa, ka ndërtuar simulimet e tilla si Breakbeat Narratives, në një bashkëpunim mes Muzeut Universal të Hip-Hopit dhe Microsoft-it. Sistemi përdor teknologjitë e qendrës sonë, personazhet e krijuara nga artistët e stripave Black Kirby, inteligjencën artificiale të bisedave të Microsoft-it dhe përmbajtjen arkivore muzikore nga Fondacioni Arsimor TunesMap, për të mësuar historinë e hip-hopit sipas shijeve dhe interesave muzikore të përdoruesit. Për shembull, nëse ju pëlqen muzika burimore dhe jeni të interesuar për artistet gra të hip-hopit, mund ta merrni një dokumentar të shkurtër mbi vetëpërfaqësimin e grave në hip-hop që ka një kolonë zanore të këngëve hip-hop që janë sempla nga kantri dhe uesterni, si dhe blugrasi.

Gjithashtu pata kënaqësinë të bashkëpunoja me fotoreporterin e luftës dhe artistin e VR-së, Karim Ben Khelifa, në një projekt që ai drejtoi – të quajtur Armiku [The Enemy] – i cili ua mundësoi shikuesve të dëgjonin në mënyrë gazetareske perspektivat e luftëtarëve në të dy anët e konflikteve, në Republikën Demokratike të Kongos, në El Salvador dhe në Gaza – ndërkohë që personalizon përvojën duke u bazuar në gjuhën e trupit të përdoruesve, si tregues për paragjykimet e mundshme dhe vëmendjen.

Ndërtojmë AI dhe sisteme kompjuterike për shprehje krijuese, për mësim dhe të mirën shoqërore, duke i përshtatur në mënyrë të duhur historitë dhe përvojat e njerëzve që i përdorin ato. Ekziston një mundësi e madhe që AI-ja të ketë ndikim pozitiv social përmes një qëllimi të tillë – por, për ta bërë këtë, fusha do të duhet të jetë më ndërdisiplinore, duke vlerësuar qëllimet dhe njohuritë e arteve, shkencave humane dhe sociale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nuk po e promovoj një pikëpamje utopike të AI-së. Ju ndoshta keni dëgjuar për qasjet e fundit, si “mësimi i thellë” dhe “modelet e gjuhës së madhe” – të sistemeve të tilla si Dall·E 2 dhe GPT-4. Njerëzit i kanë përdorur ato për shumë qëllime: lojtarët krijojnë personazhe për Dungeons & Dragons, avokatët hartojnë mocione ligjore.

Sistemet e tilla përdorin rrjete neurale dhe qasjet që përfshijnë mësim të thellë dhe modele të mëdha gjuhësore. Për njerëzit është e vështirë që saktësisht të interpretojnë se pse nxjerrin imazhet ose tekstin e veçantë që bëjnë (“arsyet” e sistemit janë model i vlerave statistikore të akorduara mirë dhe i peshave numerike). Kur proceset janë të errëta dhe të drejtuara nga grupe të dhënash të mëdha që bazohen gjithashtu në vlerat kulturore, është e mundur që paragjykimet e padrejta dhe të këqijat e tjera sociale të gjejnë rrugën e vet në ato sisteme.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për vlerat kulturore mbi të cilat bazohet inteligjenca artificiale dhe ato duhet t’i dizajnojmë me kujdes. Duke pasur kujdes ne mund të ndërtojmë sisteme të bazuara në botëkuptime të shumta – dhe t’i adresojmë çështjet kryesore etike në dizajnim, si transparenca dhe kuptueshmëria. AI-ja ofron mundësi të jashtëzakonshme krijuese; por, krijuesit duhet të bëjnë punë socio-kulturore, gjë që nuk është më e lehtë se inxhinierimi teknik i këtyre sistemeve – dhe ndoshta më i vështirë. Ka raste kur një paradigmë komandimi dhe kontrolli është e përshtatshme në informatikë. Megjithatë, kur shikojmë AI-në, ka raste kur në vend të kësaj ne duhet të shohim më shumë mundësi të ngjashme të xhazit për improvizim krijues dhe për bashkëpunim. /Telegrafi/Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Rutte bën thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake të NATO-s
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    KEK shtyn afatin për bizneset për lidhjen e kontratave për furnizim me energji elektrike 
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Mitrovica do të mirëpres 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
TAGGED:bashkjetesaintelegjenca artificialeshoqëriaViral

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Limon dhe selino, kura natyrale që ul sheqerin në gjak
Artikulli i ardhshëm Grejpfruti – antibiotik natyral

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Viral

CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI

24 Shikime
Viral

Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju

18 Shikime
Viral

Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?