Akil Gjakova e ka nisur aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo.
Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës ishte braziliani Daniel Cargnin.
Xhudisti kosovar e ka fituar luftën e parë, pasi mposhti brazilianin duke kaluar në rrethin tjetër.
“Akil Gjakova ka vazhduar tutje, duke nisur mbarë garimin në LO Paris 2024. Ai mundi brazilianin Cargnin në raundin e parë të kategorisë -73 kg”, njoftoi KOK.
Ndërkaq, kampionia olimpike, Nora Gjakova, u ndalë në raundin e parë nga Lkhagvatogo e Mongolisë, duke mos vazhduar rrugëtimin drejt medaljes së dytë olimpike.
Po ashtu kujtojmë se dje, Distria Krasniqi e lartësoi shtetin e Kosovës, duke siguruar kësaj radhe medaljen e parë për vendin në Lojërat Olimpike Paris 2024, e dyta për të, kësaj radhe e argjendtë, pas asaj të arit në Tokio 2020./Katror.info