katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    2 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    2 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    2 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    11 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    11 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    11 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    8 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    12 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Aktivizëm, muzikë e art – rekomandimet e Suzanne Podcast për javën e parë të marsit!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Aktivizëm, muzikë e art – rekomandimet e Suzanne Podcast për javën e parë të marsit!

Last updated: 03/03/2025 10:03 AM
118 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcasts.
  1. katror.info>
  2. Katrori YT>
  3. Aktivizëm, muzikë e art – rekomandimet e Suzanne Podcast për javën e parë të marsit!

Java e parë e Marsit premton mot të mirë dhe ngjarje të llojllojshme, nga homazhi artistik për Natën e Zjarreve deri te ngjarje arti dedikume grave rreth 8 marsit. Kemi edhe super rekomandime tjera!

Çka me bo javën e parë të marsit? Me e shënu Ditën e Gruas me plot ngjarje në Prishtinë e Tiranë si mbramja poetike e Artpolis në Menzë, FemFest në Tulla Center dhe marshi vjetor “Marshojmë. S’festojmë”. Ftoheni me kujtu edhe Natën e Zjarreve me art dhe muzikë nga DJ Flow dhe Eshref Qahili në Galerinë Qahili. Jay-Jay Johanson, Edona Vatoci dhe Besa Mati kanë performanca në Piramidën e Tiranës. Nëse doni me pa magjinë e ngjyrave hyjnore, Observatori i Prishtinës ju fton për një javë të shikimit të yjeve e planeteve.

Por kësaj radhe ju sjellim edhe rekomandime të modës urbane nga super studio FAE e Prishtinës dhe një serial intrigues Severance. Kështu që kemi përzgjedh gjithçka ka pak në një javë kur filloi edhe Ramazani, për të cilin urojmë të gjithë juve që e festoni.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

E krejt në fund p’i diskutojmë pak edhe Oscars. I kemi pa shumicën e filmave dhe jemi të kënaqun me Anorën që fitoi kategoritë e veta edhe pse pak na u dhimbtë crewi i ‘Complete Unknown” që s’murr sen, se na ka pëlqy filmi për Bob Dylanin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa: Instalacion arti për Natën e Zjarreve / Galeria Qahili, Prishtinë

Galeria Qahili e shënon Natën e zjarreve dedikum sakrificës që solli lirinë. Homazhi për jetën, për rezistencën e 36 orëve historike shënohet me anë të instalacionit në Galerinë Qahili me 5, 6, 7 mars nga ora 19:00. Ky instalacion shënohet me muzikën e kangëtarëve eminent të vendit tonë, e miksume nga DJ Flow, për me “rikriju atë që kanë përjetu gjatë 36 orëve, dhe atë që na e përjetojmë.” Kjo përcillet nga videot e arkivave që janë të qasshme për publikun, dhe me veprat e artistit Eshref Qahili që shënojnë pikën kulmore të ndryshimit të vendit tonë.

Me dëgju: Koncert Jay-Jay Johanson / Piramida, Tiranë

Jay-Jay Johanson osht një kangëtar, tekstshkrues dhe muzikant suedez i njohun për tingullin e tij melankolik, që përzin trip-hop, xhez dhe muzikë elektronike. Zani i tij i butë dhe atmosferik, i shoqnum me kompozime kinematografike, e ka bo atë një artist me një ndjekje besnike që nga vitet ‘90.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi i tij debutues Whiskey (1996) e vendosi atë në skenën e trip-hop-it, edhe koeha shpesh osht krahasu me artistë si Portishead dhe Massive Attack. Me kalimin e viteve, ai ka eksperimentu me stile të ndryshme, por gjithmonë tu rujt ndjesinë e tij të veçantë dhe të errët. Në Tiranë vjen me 6 mars te Piramida. Koncerti hapet nga Edona Vatoci, ikona urbane e Prishtinës, e mas koncertit DJ e keni shoqën tonë Besa Mati, ndërsa në Prishtinë keni sesionet e Jazz Cats.

Me marrë pjesë: Mbrëmje poetike “Poezi për Fuqi” / Menza, Prishtinë

Një nga ngjarjet që po i rekomandojmë këtë javë të dedikume grave ështe kjo mbramje poetike me 6 mars. Organizata Artpolis ju fton në leximin poetik “Poezi për Fuqi”, si një “akt revolte, i guximit për mu shprehë e shëru. Kjo mbramje poetike vjen si një thirrje me jetu plotësisht me mosperfeksionin tonë – në perfeksionin tonë për me dashuru e frymëzu njani-tjetrin.” Poezitë kanë mu lexu në qendrën kulturore / restoranin Menza dhe do të marrin jetë përmes interpretimit nga Anisa Ismaili, Arbresha Grabovci Nixha, Bibi Qena, Blerta Syla Surroi, Ergjan Mehmeti, Gili Hoxhaj, Ilire Zajmi, Maja Mitiq, Qendresa Kajtazi, Rudina Dembacaj, Sheqerie Buqaj, Vlora Ademi dhe Xhejlane Tërbunja. Në udhëheqjen e kësaj mbramje poetike do të jetë regjisorja Zana Hoxha.

Me protestu: Marshi “Marshojmë – S’festojmë” / Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në Monday Marks rekomandojmë ngjarje nga kultura dhe arti, por kur ka dhunë në shoqni nuk mujm me injoru. E dhuna ndaj grave s’po ndalet, burrat hala po rrehin, vrajnë, torturojnë fizikisht e mentalisht gratë, kështu që po e përmendim patjetër edhe marshin vjetor “Marshojme, s’festojmë” me 8 mars, për me tregu solidaritet. S’pajtohemi të tont në politikë apo ideologji, por pajtohemi që zani i grave duhet m’u ndi.

Me marrë pjesë: Festivali FEMFEST / Tulla Center, Tiranë

Qendra Tulla në Tiranë po sjell një mini-festival dedikume grave për javën e 8 marsit. FEM FEST 2025 këtë vit vjen në Tulla Culture Center me një program artistik nën moton “Solidaritet”, që përfshin shfaqje teatri, dokumentarë dhe performanca muzikore. Ka edhe talks, punëtori, dhe pika tjera të aktivizmit, kreativitetit dhe artit nga 3 deri 8 mars.

Me dëgju: Gig “Jazz Cats” / Defy Them, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vazhdojnë sesionet e Jazz Cats në qendrën kulturore DefyThem. Me 4 mars mundeni me i dëgju ‘maçorrat e xhezit’ Dukagjin Muhaxheri në saksofon, xophone, Visar Kuçi me kitare, Enes Beu me tupana dhe i ftumi special Enver Muhamedi me kontrabas kane me pru xhazin ma t’mirë që mundeni me gjetë në pejsazhin muzikor të kryeqytetit.

Me vesh: Teshat nga Fae Studio / Prishtinë

Krejt keni dëgju për zanat. Në mitologjinë shqiptare, zanat janë figura mistike dhe hyjnore të ngjashme me nimfat apo perëndeshat e maleve. Ato janë shpirtna të fuqishëm që shpesh lidhen me malet shqiptare dhe janë pjesë e shumë legjendave popullore. Të tilla janë edhe fae ose faeries në mitologjinë keltike. Ama në Prishtine ka edhe zana urbane, që gjenden ne mes xhungllës tonë urbane, mes soliterave, msheft në klube të nates dhe terraca të verës. Tě bukura, të veshta me kombinime të ornamentume të teshavë të ktynehershit, me një vizion të ri kontemporan. Me materiale natyrore dhe ngjyra të tokës, ama intepretume me premje moderne. Krejt këto çka shkrujtëm vlejnë për teshat e studios FAE nga Prishtina, qaq të bukura, qaq urbane, qaq në linjë me çka sheh nëpër qytetet europiane qetash.

Me vëzhgu: Yjet, planetet, hënën / Observatori i Prishtinës

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këtë jave pritet mot i mirë, pa re, dhe Klubi Astronomik i Kosovës dhe Observatori i Prishtinës ju fton të vëzhgoni planetët, yjet dhe Hënën nga ora 19:00 deri në 23:00! Observatori i Prishtinës u rregullua para pak vjetëve dhe ka mundësi të mira me ofru pamje të sistemit tonë diellor dhe yjeve në galaksinë tonë. Super mundësi për dashamirët e astronomisë (e pse jo, edhe për ata që besojnë në simotrën e budallavtë astrologjinë). Shihemi në Observatorin e Prishtinës.

Me këqyr: Severance / Apple TV

Muajt e fundit kena pa shumë seriale t’mira. Plot seria nga 2024 i kemi rekomandu këtu, por edhe ky vịt ja ka nisë me plot seriale super intriguse, zbavitëse, do edhe pikëlluese, ama “Severance” osht seriali me rrëfimin ma origjinal që kemi pa tash e shumë vite. Buron nga bota e njejtë e çuditshme e nisun që nga Twin Peaksi para një çerek shekulli, me misteret që shpalosen si në “Lost”, ama edhe me humor të situatave komike në zyre si “The Office”. Ngjarja i takon zhanrit fantastiko-shkencor, në një qytet amerikan ku një kompani ofron njerëzve me ja instalu një çip që ja u ndan trunin, por edhe krej kujtesat në pjesën e punës në zyre dhe pjesën e jetës private. Këto dyja nuk ish dashtë mu përzih kurrë, por diçka ndodhë me protagonistët kryesorë ku mjegullohet ndarja midis punës dhe jetës. Aktorët janë apsolutisht fantastik (ndoshta shfaqja ma e mirë e legjendave si John Torturro dhe Christopher Walken por edhe aktorëve të rinj si Tramell Tillman e krejt tjerëve). Kqyreni patjetër për një dozë të çudibamjes televizive.

Marrë nga Suzanne Podcasts.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:aktivizmiaktivizmi feminsitArtpolisFem ArtKatrori ytmarshojm s'festojmeMarsirekomandimetsuzanne podcaststop3tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Studiuesit amerikanë: “Qendrat e të dhënave të AI konsumojnë ujë sa shtetet”
Artikulli i ardhshëm Publikohet agjenda e aktiviteteve që do të mbahen për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

3 Shikime
Lajme

Basha mbledh krerët e partive sot

8 Shikime
Lajme të mira

Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare

1 Shikim
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?