25 vjetori i premierës së serialit të HBO, “Sopranos” mblodhi aktorët e këtij seriali në restorantin “Little Italy” (Italia e vogël) për “një darkë familjare”.
“Sopranos”, serial ky që pati premierën në vitin 1999, ndjek shefin e “mafias”, Tony Soprano, i cili mundohet të balancojë jetën e tij familjare dhe punën. Kasti i aktorëve përbëhet nga i ndjerin, James Gandolfini, Edie Falco, Michael Imperiloi, Steven Van Zandt, Robert Iler, Tony Sirico, Jamie – Lynn Sigler dhe Lorraine Bracco, raporton Screen Rant.

Seriali “Sopranos” konsiderohet gjerësisht si njëri nga serialet me më ndikim i të gjitha kohërave dhe shpeshherë vlerësohet si seriali që ka filluar Epokën e Artë të Televizionit (Golden Age of Television)./Katror.info