Aktori shqiptar Genc Jakupi, tashmë e disa vite po korr sukseset e tij në kinematografinë botërore, duke arritur të sigurojë role të rëndësishme në filmat dhe serialet amerikane.
Së fundmi, Genci është bërë pjesë e serialit televiziv amerikan “The Walking Dead”.
Aktori do të luajë rolin e Armand dhe do të fillojë të shfaqet në episodin e katërt.
Seriali ka filluar transmetimin e tij në vitin 2010, ndërsa tani është duke u xhiruar sezoni i dymbëdhjetë e tij.
Genc Jakupi ka qenë pjesë e kastit të filmave: Bleed për This (2016), Drita (2019) dhe So Far So Good (2022)./Katror.info