Alban Zogaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin e bëri të ditur vetë Zogaj përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se këtë detyrë e ka ushtruar me nder, përkushtim dhe dashuri për kryeqytetin.
“Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si deputet në Kuvendin e Kosovës – një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi e përkushtim të plotë. Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tash për të gjithë Kosovën,” shkroi ai.
Zogaj theksoi se lidhja e tij me Prishtinën mbetet e fortë, duke e cilësuar këtë ndryshim si një hap të ri në rrugën e shërbimit publik./Katror.info