Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani vazhdon me formën e shkëlqyer tek Sparta e Pragës.
Reprezentuesi i Kosovës, ishte protagonist në fitoren Spartës kundër ekipit letonez, Riga, sfidë që u mbyll me rezultat 2-0.
Sparta dhe Riga u përballen në duelin e parë të ‘Play-Off-it në Ligën e Konferencës.
Rrahmani u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të, ndërsa golin e realizoi në minutën e 90-të për fitoren tejet të rëndësishme të Spartës. /RTK/Katror.info