Amazon.com njoftoi të hënën një investim deri në 50 miliardë dollarë për të zgjeruar kapacitetet e AI për klientët qeveritarë të Amazon Web Services (AWS).
Projekti, i planifikuar të nisë në vitin 2026, synon të shtojë rreth 1.3 gigavat fuqie kompjuterike dhe kapacitet informatik me performancë të lartë në rajonet cloud AWS Top Secret, Secret dhe GovCloud.
Këto rajone cloud, të dedikuara për qeverinë amerikane, përdoren për të menaxhuar të dhëna me nivele të ndryshme ndjeshmërie dhe aktualisht shërbejnë mbi 11,000 agjenci qeveritare, shkruan AP.
Amazon planifikon ndërtimin e qendrave të reja të dhënash me teknologji të avancuar kompjuterike dhe rrjetëzimi.
Analistët e tregut theksojnë se, ndërsa Amazon mbetet lider në tregun cloud, ajo ka humbur terren në rritjen e cloud të bazuar në AI, ku konkurentë si Google dhe Oracle po përshpejtojnë zhvillimin.
Ekspertët theksojnë se zgjerimi i fuqisë kompjuterike është pjesë e garës globale të AI-së midis SHBA-së dhe Kinës, duke synuar ruajtjen e epërsisë teknologjike. /Katror.info










