Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, ka përkujtuar ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright në tre vjetorin e vdekjes.
Në njoftimin e ambasadës shkruan se Albright e njohur për udhëheqjen e saj guximtare, ishte simbol i ëndrrës amerikane dhe luajti një rol kyç në forcimin e politikës së jashtme të SHBA-ve.
“Duke nderuar jetën dhe trashëgiminë e Sekretares të Parë të Shtetit, Madeleine Albright, gjatë muajit të Historisë së Gruas (#WomensHistoryMonth). Diplomatja kryesore e kombit tonë është Sekretarja e Shtetit – personi përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit, forcimin e marrëdhënieve diplomatike në mbarë botën dhe menaxhimin e një fuqie pune globale të madhe”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Honoring the life and legacy of the first female Secretary of State, Madeleine Albright during #WomensHistoryMonth. Our nation’s top diplomat is the Secretary of State – the person charged with implementing the President’s foreign policy, strengthening diplomatic relations around… pic.twitter.com/IccUn7NVqM
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) March 23, 2025
Ambasada thekson se udhëheqja guximtare e Albright, shpëtoi shumë jetë në Ballkan.
“Jeta e Madeleine Albright ishte një personifikim i ëndrrës amerikane dhe udhëheqja e saj guximtare në Ballkan shpëtoi shumë jetë. Përparimi i Kosovës është një kujtim i vazhdueshëm i trashëgimisë së saj”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Albright vdiq më 23 mars 2022, në moshën 84-vjeçare./Katror.info